Futboll Sport

E FUNDIT/ FSHF vendos për javën e 3-të, zbulohet axhenda e Superiores. Partizani-Laçi luhet në…

Java e tretë e Kategorisë Superiore do të luhet e gjitha të shtunën, teksa sot FSHF ka vendosur përfundimisht për oraret dhe stadiumet ku do të zhvillohën pesë takimet.

Të gjitha do të luhen të shtunën, teksa kryendeshja Vllaznia-Tirana është programuar me drita në “Loro Boriçi” në orën 16:45. Nga ana tjetër, Partizani-Laçi gjithashtu do të zhvillohet në orën 16:45, me klubin e kuq që ka zgjedhur stadiumin “Elbasan Arena” për të pritur kurbinasit.

“Selman Stërmasi” nuk është ende gati, ndërsa “Air Albania” do të mbyllet pas ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi, që do të zhvillohet të mërkurën në orën 16:00.

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA E 3-të (21 nëntor)

Të shtunën

BYLISI-SKËNDERBEU 13:45

KASTRIOTI-APOLONIA 13:45 (Luhet në Kamzë)

VLLAZNIA-TIRANA 16:45

TEUTA-KUKËSI 16:45

PARTIZANI-LAÇI 16:45 (Luhet në Elbasan)

Related posts

NDARJA NGA JETA E PAOLO ROSI/ Presidenti Duka telegram ngushëllimi: Ai ishte një burim frymëzimi për shumë shqiptarë…

Delo.autor

Formacionet, Las Palmas – Barcelona (FOTO)

Q.Autor

Fury “i trembet” Seferit: Shqiptarët janë shumë të vështirë për t’u mundur

Sadik.Autor

Leave a Comment