Futboll Seria A Sport

E ZBULOJNË NË ITALI/ Hysaj e ka mbyllur me Napolin. Në janar transferohet te skuadra tjetër e Serisë A

Elseid Hysaj mund të largohet nga Napoli në merkaton e janarit, për të vazhduar karrierën diku tjetër.

Shqiptarit i skadon kontrata në qershor të vitit të ardhshëm dhe për këtë arsye mund të largohet me parametër zero.

Megjithatë sipas asaj që raporton “CalcioNapoli24”, shkodrani do të largohet nga skuadra e Gatuzos që në merkaton e janarit. Bisedimet për rinovimin e kontratës nuk kanë shkuar ashtu siç duhet dhe sipas të njëjtit burim, Hysaj në janar do të shpallë “divorcin” me Napolin.

Gjithashtu thuhet se një klub tjetër i Serisë A është i gatshëm të nënshkruajë me mbrojtësin shqiptar, por emri i skuadrës nuk bëhet i ditur dhe në Itali janë të sigurtë që ky transferim te klubi tjetër italian do të ndodhë që në 10 ditët e para të janarit.

Related posts

ZIDANE GJEN PËRFORCIMIN E PARË/ Real Madridi blen për 50 milionë euro yllin e Brazilit…

Delo.autor

Harroni Messin, Ronaldon e Neymarin – De Bruyne është “mbreti”

Q.Autor

Këto janë ndeshjet që ju bëjnë milioner me vetëm 100 lek

Q.Autor

Leave a Comment