Futboll Sport

“FRANCE FOOTBALL” E ANULOI/ Por “Bomberi” Lewandowski merr dhuratë… “TOPIN E ARTË” (VIDEO)

Robert Levandovski zhvilloi një sezon të suksesshëm, teksa ia doli të fitojë gjithçka me Bajernin, duke e merituar pa diskutim “Topin e Artë”, por në fund diçka e tillë nuk ndodhi.

“France Football” që jep këtë çmim, vendosi ta anulojë “Topin e Artë” për këtë vit, me justifikimin se nuk ka qenë një vit i zakonshëm nga pandemia. Shumë i zhgënjyer nga kjo ishte sulmuesi i polak, i cili padyshim do ishte fituesi i këtij çmimi.

Megjithatë për ta ngushëlluar disi sulmuesin, kanë menduar shokët e tij te Polonia. Këta të fundit i kanë bërë një dhuratë te kombëtarja Levandovskit, ku shfaqej një kopje e “Topit të Artë”, për shkak se nuk iu dha ai origjinali.

Related posts

CHAMPIONS CUP/ Chelsea – Inter, publikohen formacionet zyrtare

Isa.Autor

MIQËSORET/ Superiorja përplaset me Kategorinë e Parë, sfida konsolidimi

Isa.Autor

ITALI-ANGLI/ Kryeministri Johnson “karikon” 3 Luanët: Rrugëtim i pabesueshëm, ta sjellim kupën në shtëpi

Delo.autor

Leave a Comment