Futboll Seria A Sport

GOL NË FRYMËN E FUNDIT/ Lacio i merr “bardhezinjve” barazimin në një ndeshje spektakolare

Lacio dhe Juventusi e kanë mbyllur në barazim 1-1, ndeshjen mes tyre të vlefshme për javën e 7-të në Serinë A.

Bardhezinjtë e Pirlos kaluan të parët në avantazh pjesën e parë, teksa shënuan me anë të Ronaldos në minutën e 16-të, me portugezin që pas një pasimi perfekt të marrë nga Kuadrado ia doli ta dërgojë topin në rrjetë. Pjesa tjetër e 45 minutave të para ishte me raste të tjera nga të dyja skuadrat, të cilat nuk ia dolën të shënonin.

Pjesa e dytë foli më shumë për vendasit, që kërkuan me ngul golin, të cilin gjithsesi e gjetën në frymën e fundit. Kaisedo pas një pasimi të marrë nga Korrea, rrotullohet bukur në zonë dhe ia del të dërgojë topin në fundin e rrjetës, për të barazuar shifrat dhe për t’i dhënë një pikë Lacios, që shkon në kuotën e 11 pikëve, në vendin  e 9-të ndërsa Juventusi renditet i treti me 13 pikë.

Related posts

A URREHET SERGIO RAMOS PËR EPISODIN ME SALAH? Shihni çfarë i ndodh në Egjipt (VIDEO)

Delo.autor

NGA LEGJENDA DEL PIERO TEK CASSANO/ Ronaldo vihet nën akuzë: Është egoist, nuk luan për skuadrën

Delo.autor

TRONDITET SPORTI/ Atleti PËRPLASET nga MAKINA, një tjetër 38 vjeçar VDES nga…

Isa.Autor

Leave a Comment