Futboll La Liga Sport

GRIEZMANN NUK ËSHTË PËRSHTATUR ASPAK NË “CAMP NOU”/ Barcelona i tregon derën sulmuesit: Na sill ofertat…

Barcelona duket e lodhur me Antuan Grizmanin dhe nuk ka ndërmend që ta presë pafundësisht. Gazeta katalanase “SPORT” shkruan se drejtuesit po mendojnë seriozisht që ta nxjerrin në merkato. Ky ishte viti ku ai duhet të merrte përsipër fatet e skuadrës, të shënonte gola dhe të sillte fitoret, por ende nuk e ka bërë.

Ai ka zhgënjyer edhe në një pozicion më afër portës kundërshtare dhe më i spostuar në qendër. Kjo do të thotë se pozicioni ishte justifikim dhe Grizman është duke i zhgënjyer të gjithë. Nëse në merkato do të ketë ndonjë skuadër që kërkon shërbimet e tij, drejtuesit e Barcelonës nuk do të bëjnë rezistencë, por do të tregohen të gatshëm që ta lënë të lirë.

Klubi i ka bërë me dije lojtarit dhe menaxherit të tij, që nëse ka kërkesa duhet t’i transmetojë në klub dhe ta mendojnë të gjithë bashkë më të mirën e kësaj situate. Duket sikur zgjidhja është divorci mes tyre. Francezi nuk është përshtatur aspak te Barcelona.

Related posts

(FOTO) Leicester – Manchester City, njihuni me formacionet zyrtare

Q.Autor

ANALIZA REAL MADRID-BARCELONA/ Gjeniali “Zizu”, efekti “Vinicius Jr” dhe anarkia e Setien!

Delo.autor

NGA HALAND TEK MBAPPE/ Kush janë kandidatët në “luftë” për “Këpucën e Artë”

F.autor

Leave a Comment