Gossip

I HABIT TË GJITHË/ Tenisti Nadal: Zgjatja e karrierës më ka penguar të bëhem baba

Psa 15 vitesh bashkëjetesë, tenisti spanjoll Rafael Nadal vendosi të martohej me shoqen e tij të fëmijërisë Maria Francisca Perello. Gjithsesi, çifti ende nuk ka fëmijë dhe kjo duket se është për shkak të karrierës së Nadal.

“Njihemi që kur ishim të rinj. Unë e thërras shkurt Mery. Gjatë i flas vetëm kur zihemi dhe për fat kjo gjë ndodh shumë rrallë”, tha Nadal, fitues i 20 grand slam në karrierë.

Tenisti ka pranuar disa herë që dëshiron të bëhet baba vetëm pasi të përfundojë karrierën, e cila po zgjat më shumë se sa parashikimi. “Mendoja se kur të isha 30 vjeç nuk do të luaja më, por karriera u zgjat më shumë nga parashikimi, duke ndryshuar edhe planet familjare. Të shohim në të ardhmen”, tha Nadal.

Related posts

“MË NGACMOJNË SHUMË FUTBOLLISTË”/ Tifozja seksi e Napolit tregon: Wanda Nara ka qenë me fat… (FOTO)

Delo.autor

Daniela Rendon, sekreti seksi i Armanit, portierit të Argjentinës (FOTO)

Isa.Autor

Silvia Carusso, modelja seksi që po i sjell fat skuadrës italiane (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment