Futboll Sport

I INFEKTUAR ME KORONAVIRUS/ Ndërron jetë ish-presidenti i klubit shqiptar…

Ish-kryetari i bashkisë së Pukës dhe ish-presidenti i Korabit, ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Bëhet fjalë për Beqir Arifaj, i cili nuk arriti ti shpëtonte dot virusit. Ai  ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se megjithëse tamponi i kishte dalë negativ, ai ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ishte dërguar për në Turqi, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Një lajm i hidhur për të gjithë tifozët e futbolli shqiptar dhe sidomos ata pukjanë. Arifaj ishte president i Tërbunit nga viti 2011 deri në 2015-ën, për sa kohë ishte edhe në krye të bashkisë së Pukës. Në sezonin 2014-2015, Tërbuni pas rezultateve pozitive në Kategorinë e Parë, ia doli të ngjitet në Superiore, ku nuk qëndroi më shumë se një vit.

Related posts

BARAZIMI NDAJ UKRAINËS PËR “KATAR 2022″/ Trajneri Deschamps: Rruga drejt Botërorit do të jetë e frikshme edhe për…

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA NË “LORO BORIÇI”/ Vllaznia dhe Laçi ndajnë pikët mes tensionesh

Delo.autor

KRITIKAT/ Mancini shpjegon mosgrumbullimin e Balotellit, ka një mesazh për El Shaarawy

Isa.Autor

Leave a Comment