Futboll Sport

I JEP FUND ECURISË NEGATIVE/ San Marino regjistron rezultatin historik në Nations League

Pas barazimit 0-0 të marrë në fushën e Lihtenshtejnit 14 tetorin e kaluar, San Marino është përsëritur dhe me një barazim tjetër 0-0, këtë herë kundër Gjibraltarit, ka hapur serinë e parë të rezultateve pozitive në kompeticione zyrtare në historinë e saj.

Me barazimin e marrë në Vaduz, skuadra e Franco Varrella-s ishte kthyer të bënte pikë në një ndeshje zyrtare ndërkombëtare pas një agjërimi prej 6 vitesh (1-1) dhe i ka dhënë fund një ecurie negative prej 40 ndeshjesh.

Tani, me barazimin pa gola të marrë kundër Gjibraltarit, San Marino ka arkivuar pikën e dytë të marrë në katër ndeshje të Nations League dhe mbetet i pamposhtur në ndeshje zyrtare nga shtatori duke hapur kështu serinë e parë pozitive ndërkombëtare të historisë së kombëtares.

Related posts

NDODH LIVE/ Reja i heq shiritin e kapitenit Hysajt, Berisha e pyet i shqetësuar: A ke folur me të? (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Keisuke Honda nderon Japoninë dhe barazon shpejt Senegalin (VIDEO)

Isa.Autor

Marek Hamsik si Ronaldo dhe Maradona, i bëjnë një bust

Sadik.Autor

Leave a Comment