Futboll Sport

“JEMI PENALIZUAR SHUMË NGA COVID-19 DHE DËMTIMET”/ Trajneri i “Dardanëve”: Paraqitja me Sloveninë na ka ngritur moralisht

Në prag të sfidës së nesërme ndaj Moldavisë në orën 20:45 në “Fadil Vokrri”, ka folur në konferencën për shtyp trajneri i përkohshëm i Kosovës Muharrem Sahiti, i cili është shprehur se Kosova është penalizuar nga gjendja e COVID-19, dhe ndaj Moldavisë do të fitojnë me mentalitet:

COVID-19 dhe dëmtimet – “COVID-19 dhe dëmtimet na kanë prekur më së shumti. Në asnjë ndeshje nuk kemi qenë komplet dhe atë jo vetëm me një ose dy lojtarë por në çdo ndeshje kemi pasur 5-6 mungesa të rëndësishme dhe kjo sigurisht që e ka bërë të vetën. Sigurisht që rikthimi i Shalës dhe Celinës na motivon për fitore. Mendoj se jemi penalizuar më së shumti, por tani gjendja e lojtarëve është e mirë. Paraqitja ndaj Slovenisë na ka ngritur moralisht.”

Moldavia – “Moldavia nuk është kundërshtar i lehtë, por ne jemi favorit dhe duhet ta dëshmojmë këtë në fushë. Ne hyjmë vetëm për fitore”.

Armend Thaqi – “Në mungesë të mbrojtësve kemi qenë të detyruar të grumbullojmë dhe Thaqin. Sigurisht që ai ka pasur performancë shumë të mirë në kampionatin kosovar dhe kjo ka qenë një tjetër arsye pse e kemi ftuar me shpresë që do ta ketë edhe mundësinë të tregojë vetën në fushë. Pra nuk është ftuar vetëm për numër por nëse ka nevojë edhe mund ta aktivizohet.”, ka përfunduar fjalën e tij Muharrem Sahiti.

Related posts

FORMULA 1/ Hamilton: Fundjava më e vështierë e karrierës, ishim të jashtëzakonshëm

Delo.autor

SPORTING-MANCHESTER CITY/ Guardiola i beson treshes së sulmit Sterling-Foden-Mahrez (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MBI TRANSFERIMIN NË “CAMP NOU”/ Trajneri ten Hag: Çfarë lidhje kam unë me Barcelonën? Këto gjëra…

Delo.autor

Leave a Comment