Juventus dhe Cagliari do të zbresin në fushë pas pak për javën e tetë të Serisë A.
Ka surpriza tek Juventus, me trajnerin Andrea Pirlo që ka vendosur t’i besojë Buffon-it nga minuta e parë dhe Bernardeschi-t në vend të Frabotta-s.
Në mbrojtje kthehet De Ligt, ndërsa dyshja Ronaldo-Morata do të udhëheq sulmin.
Formacionet zyrtare
Juventus (4-4-2): Buffon; Cuadrado, Demiral, De Ligt, Danilo; Kulusevski, Arthur, Rabiot, Bernardeschi, Cristiano Ronaldo, Morata.
Cagliari (4-2-3-1): Cragno; Pisacane, Walukiewicz ,Klavan, Tripaldelli; Marin, Rog; Zappa, Joao Pedro, Ounas; Simeone.