Futboll Seria A Sport

KRITIKON KLUBIN “KUQEZI”/ Ish-kapiteni i Milan: Keqardhje sesi i lanë duart me Locatelli-n

Ish-futbollisti i Milanit dhe Italisë Rikardo Montolivo kritikon klubin kuqezi për kthimin e 22-vjeçarit Manuel Locatelli te Sasuolo, ku po bën mjaft mirë këtë sezon në Serinë A.

Në një prononcim të fundit për “Corriere dello Sport”, Montolivo shpreh keqardhjen për mbylljen e aventurës së Lokatelit në “San Siro” pasi tashmë ai po rritet në mënyrë eksponenciale.

“Më erdhi shumë keq që lanë duart kaq keq me të. Ne ishim shokë tavline. Isha unë që e këshillova për përvojën te Sasuolo. Lokateli po rritet në mënyrë eksponenciale”, deklaroi Montolivo.

Lokateli luajti me Milanin në sezonet 2015-2018, por vitin e kaluar u shit te Sasuolo pasi u huazua në sezonin 2018-2019.

Related posts

SITUATA E KORONAVIRUSIT TEK LAZIO/ Habit presidenti Lotito: Edhe në vag*nën e femrës ka…

Delo.autor

E BUJSHME/ Shumë pranë marrëveshjes, ja detajet të reja në kontratën e Ibras me Milan-in…

Delo.autor

KA FITUAR GJYQIN ME KLUBIN/ Tirana ka 45 ditë kohë për t’i dhënë 24 milionë lekë Memës

Delo.autor

Leave a Comment