Futboll La Liga Sport

KRIZA EKONOMIKE/ Real Madrid merr goditjen e radhës, Perez kërkesë lojtarëve për…

Real Madridi po përballet me pasojat e krizës ekonomike, ashtu si klubet e tjera për shkak të COVID-19. Kampionët e Spanjës nuk bënë merkato dhe u kërkuan lojtarëve të ulnin pagat.

Kërkesa e para u pranua nga ana e tyre, por në krahun tjetër, sipas asaj që shkruan ESPN nuk është e mjaftueshme. Klubi po përballet me humbje dhe do të jetë i detyruar që t’u kërkojë lojtarëve sërish një ulje rrogash.

Në prill u ulën rrogat e lojtarëve nga 10-20%, ndërsa lojtarët hoqën dorë dhe nga bonuset e tyre për fitimin e kampionatit. Këto masa të marra shpëtuan një pjesë të punëtorëve të klubit, por duket se situata është sërish problematike.

Reali po humbet nga 3-4 milionë euro për ndeshjet që luhen në shtëpi dhe kjo ka ndikuar shumë negativisht te buxheti i ekipit. Drejtuesit janë të detyruar t’i bëjnë kërkesë drejtuesve.

Related posts

RRËFIMI I PAZAKONTË I GRUAS SË DANI ALVES/ Ja pse e bëra gjoksin e vogël

Isa.Autor

TITULLI FESTOHET NË SHESH/ Ja cilët janë të ftuar special nga klubi i Partizanit (FOTO)

Delo.autor

PAMJET/ Fillojnë trazirat në Euro 2024, serbët djegin flamurin shqiptar

F.autor

Leave a Comment