Futboll Seria A Sport

“KUR LUAJ SHFAQ PERSONALITETIN TIM NË FUSHË”/ Ibrahimovic: Ju tregoj sekretin e formës sime…

Zlatan Ibrahimoviç, u rikthye në janar të këtij viti te Milani dhe të shumtë ishin ata që kishin dyshime për formën e tij, kjo edhe për shkak të moshës së madhe. Megjithatë suedezi tregoi një formë jashtëzakonisht të mirë, teksa nga koha kur ai është bashkuar me kuqezinjtë, skuadra ka ndryshuar fytyrë dhe me meritë kryeson kampionatin, e shkëputu nga ndjekësit.

Në një intervistë të dhënë për sajtin zyrtar të UEFA-s, suedezi ka treguar edhe sekretin e formës së tij, teksa ka shtuar më tej se u rikthye te Milani për t’i treguar lojtarëve se kush është në të vërtetë Milani që njeh e gjithë bota.

“Pyetja e parë që më kanë bërë ishte në lidhje me rikthimin e shumë lojtarëve te Milani, të cilët kishin dështuar në aventurën e dytë me kuqezinjtë. Më pyetën cili ishte ndryshimi në rastin tim? Dhe unë u përgjigja se kurrë nuk më ka humbur pasioni për atë që bëj. Sa herë dal në fushë, ndihem si një fëmijë që ha karamele për herë të parë. Ndjehem si Benjamin Buton dhe rinohem çdo ditë që kalon. Premtoj se do të vijoj të luaj derisa të mundem ta bëj këtë në nivele të larta. Kur të mos jem më në gjendje të jap më të mirën, do të ndalem, pasi dua të ndihem i gjallë dhe i vlefshëm në fushën e lojës.

Kam kuptuar që futbolli është shoku im më i mirë dhe unë dua të jem me mikun tim më të mirë për pjesën tjetër të jetës. Ndjeva se kisha bërë mjaft dhe fillova të mendoj nëse do të vazhdoj apo jo karrierën. Për mua ishte një sfidë e madhe të kthehesha këtu për të provuar të ndryshoja mentalitetin, për të provuar të ndryshoja situatën dhe për t’i përcjellë ekipit atë që ishte Milani në të vërtetë . Milani që unë njoh, Milani që e njeh e gjithë bota. Kur luaj unë sjell karakterin tim, personalitetin tim dhe padyshim cilësinë time në fushë. Unë u bëj shumë presion shokëve të mi të skuadrës, përpiqem të përfitoj sa më shumë nga secili prej tyre.”, u shpreh Ibra.

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Barcelona mposht Valencian në “Camp Nou” dhe ngjitet në vendin e shtatë

Delo.autor

BUNDESLIGA/ Ribery rinovon me Bayern deri në 2019

Sadik.Autor

(VIDEO) Reali në avantazh ndaj Numancias, Bale rikthehet tek goli

Q.Autor

Leave a Comment