Futboll Seria A Sport

MBROJTJE “BARELINË”/ Konte do ndihmë nga Shkriniar. Trajneri studion planin për prapavijën

Dy vite më parë, në një video prezantimi të publikuar në rrjetet sociale, Interi shpjegoi në mënyrë të qartë se çfarë priste nga blerja e Stefan de Vraj. Mbrojtësi holandez ndoqi lojën, duke u “armatosur” me kovë me çimento dhe mistri, i vendosur për të ngritur një mur në prapavijë. Ideja e Luçiano Spaletit ishte pikërisht ajo, të ngrinte një ditë në mbrojtje të Handanoviçit, duke vendosur holadezin përkrah Milan Shkriniarit. Afrimi i Antonio Kontes në stolin zikaltër ka ndryshuar disi planet: Shkriniar për një pjesë të madhe mbetet mes mbrojtësve më të mirë në botë në një linjë mbrojtjeje me 4, ndërsa në atë me 3 (pas një viti eksperience) ende nuk ka arritur të jetë i pakalueshëm.

Në “Appiano Gentile” janë rikthyer pankartat “këtu punohet” për repartin e mbrojtjes si pasojë e një tjetër qëndrimi taktik: përfshirja e fantazistit në mesfushë së bashku me dy anësorë ultra-sulmues ka krijuar disbalancë. “COVID”, dëmtimet dhe rrotacioni i detyruar për shkak të tri ndeshjeve në javë ka bërë pjesën tjetër. Morali: Interi ka zbritur në fushë me shtatë “mbrojtje” të ndryshme në nëntë ndeshjet e para të sezonit dhe vetëm kundër Milanit dhe Borusia Mynshengladbah ka aktivizuar tre lojtarë të njëjtë për dy ndeshje radhazi.

SHUMË DHURATA – Fakti i mungesës së titullarëve fiks, shpesh është një resurs i rëndësishëm, megjithatë promovimi i vazhdueshëm i elementëve në mbrojtje rrezikon të krijojë konfuzion mes interpretuesve, të cilët çdo tri ditë kanë nevojë të gjejnë pika të reja referimi në fushë. Konte nënvizoi që nga fillimi i sezonit që do të ishte dashur pak kohë për të gjetur ekuilibra të rinj, duke konsideruar pamundësinë e provave dhe eksperimenteve gjatë fazës përgatitore. Dhe, për fatin e tij të keq, ka qenë një profet i mirë: 10 gola të pësuar në kampionat në 6 ndeshjet e para, kundër 2 të sezonit të kaluar. Edhe në Champions raporti është negativ, me Handanoviçin e kaluan pesë herë në tri ndeshje kundër 3 golave të një viti më parë. Dakord, rendimenti negative nuk mund t’i akordohet vetëm mbrojtësve, por është e qartë që e gjithë faza mbrojtëse ka disa mangësi përgjatë ndeshjes.

Skriniar-Inter

SHKRINIAR KËRKON SHANS – Interi ka nevojë të gjejë kompaktësi, por mbi të gjitha të ngrejë murin. Dhe tani ka një arsye më shumë për të përshpejtuar procesin e mbrojtjes së fortesës. Në Madrid sllovaku u rikthye të nuhasë parfumin e fushës, duke u ulur në stol pas një muaji mungese në fushat e lojës. Koronavirusin e ka lënë pas shpine, tani ka dëshirë të rimarrë Interin në shpatulla dhe të rifitojë kohën e humbur. Një provë e mirë kundër Atalantës (ku Gjimshiti pritet të luajë nga minuta e parë) nesër mund të jetë një pikënisje e mirë për të përmbajtur forcën e sulmit të bergamaskëve. Përkrah parashikohet të ketë De Vrajin dhe Bastonin.

Related posts

KUPA E ITALISË/ Napoli e Lazio mësojnë kundërshtarët e 1/8-ave

Isa.Autor

“DO TË RIKTHEHEMI PËR TITULL PAS…”/ Allegri pas vendimit: Skualifikimi? Nuk ka asgjë për të shtuar

Delo.autor

NDIKIMI I WANDAS/ Si lindi konflikti midis Icardit dhe Interit, tradhtia nga shoku i skuadrës

F.autor

Leave a Comment