Futboll Seria A Sport

MESFUSHORI AOUAR PËRJASHTOHET NGA LYON/ Juventus tenton goditjen, ja sakrifica që duhet të realizojë…

Përjashtimi nga ndeshja kundër Reims e Houssem Aouar te Lyon menjëherë rindez merkaton për mesfushorin 22-vjeçar. Juventus e ka ndjekur atë për disa kohë dhe po monitoron nga afër atë që ka ndodhur.

Marrëdhëniet me klubin e Aulas janë të shkëlqyera, duke pasur parasysh edhe shitjen verore të De Sciglio, por për të arritur në një negociatë të vërtetë, bardhezinjtë duhet së pari të rregullojnë skuadrën e tyre me lamtumirën e disa tepricave.

Jo vetëm Khedira, por ndoshta edhe sakrifica e një shitje të madhe pa të cilën Paratici nuk do të jetë në gjendje të ulet në tryezë për lojtarin që vlerësohet jo më pak se 50 milion euro, raporton Tuttosport.

Related posts

DORËZOHET SPALLETTI/  Nuk besoj se MODRIC do të vijë tek INTERI

Isa.Autor

Fernando, braziliani që po kërkohet nga ekipet prestigjoze angleze

Sadik.Autor

(FOTO-VIDEO) Njihuni me futbollistin miliarder të Premier Leagues, Messi dhe Ronaldo e ëndërrojnë pasurinë e tij

Q.Autor

Leave a Comment