Futboll I pakategorizuar Sport

MIQËSORE/ Holanda dhe Spanja ndahen në paqe. Gjermania mposht Çekisë, Belgjika përmbys Zvicrën

Është mbyllur në barazim 1-1 miqësorja e luksit me Holandës dhe Spanjës, e luajtur mbrëmjen e sotme në Amsterdam.

Kanë qenë spanjollët që kanë kaluar të parët në avantazh me një gol të Canales në minutën e 19-të, ndërsa vendasit janë kundërpërgjigjur me golin e Van de Beek në minutën e 47-të.

Fitore edhe për Gjermaninë, që ka mundur 1-0 në shtëpi Republikën e Çekisë. Goli që ka vendosur ndeshjen është realizuar nga Ëaldschimdt në minutën e 13-të.

Fitore më përmbysje për Belgjikën ndaj Zvicrës. Ndeshja ka nisur mirë për miqtë që kanë zhbllokuar rezultatin me një gol të Mehmedit në minutën e 12-të, por vendasit kanë përmbysur gjithçka në pjesën e dytë me një dygolësh të Batshuayi-t.

Sukses edhe për Poloninë, që ka mundur 2-0 në shtëpi Ukrainën falë golave të Piatek në minutën e 40-të dhe Moder në të 63-ën.

Related posts

BARCELONA NË KAOS/ Katalanasit ndalen sërisht, El Haddadi eviton turpin (VIDEO)

Isa.Autor

“ZIKALTËRIT” U TËRHOQËN NGA GARA PËR MESFUSHORIN/ Milan pranë transferimit me talentin italian…

Delo.autor

E BUJSHME/ Pengu më i madh i REALIT, drejt NAPOLIT për 50 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment