Futboll Sport

NDODH EDHE KJO/ Merret PENG, ish futbollistit i kërkojnë PARA për…

Ish-mesfushori i Nigerisë, Kristian Obodo, është duke kaluar një moment të vështirë, teksa është marrë peng nga bandat kriminale në shtetin e tij.

Obodo luajti nga 2001 deri në 2014 në Serinë A, me skuadra si Peruxhia, Leçe, Fiorentina, Udineze dhe Torino.

36-vjeçari është ndaluar në qytetin e Uarrit nga disa persona të armatosur, të cilët pasi e kanë kërcënuar e kanë marrë peng, teksa për ta lënë të lirë, kërkojnë para.

Sipas raportimeve të fundit, policia ka disa informacione dhe po punon për të gjetur vendndodhjen e Obodo, për ta rikthyer atë përsëri në shtëpi.

Kjo nuk është hera e parë që ish-lojtarit të Nigerisë i ndodh kjo, pasi në 2012-ën, ai u mor peng gjithashtu nga një bandë kriminale, që për ta lënë atë të lirë kishin kërkuar 150 mijë euro në këmbim.

Related posts

Manchester City në epërsi ndaj Bournemouthit, Silva shkund rrjetën (VIDEO)

Isa.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Coca-Cola “hakmerret” ndaj Ronaldos, kompanisë i rritën frikshëm aksionet

Delo.autor

“Çmendet” Barcelona/ ZBULONI klauzolën “stratosferike” për Arturo VIDAL

Isa.Autor

Leave a Comment