Bundesliga Futboll Sport

NUK ËSHTË DAKORD ME KRITIKAT NDAJ BAYERN/ Mesfushori Muller: Në fushë çdokush ka marrë atë që ka merituar

Mesfushori i Bajernit, Tomas Myler, nuk është dakord me kritikat ndaj skuadrës së tij, e cila fitoi 3-1 ndaj Shtutgartit në një ndeshje pa shkëlqim.

“Të gjithë na kanë zili. Nëse shikoni renditjen, shumë do të dëshironin të kishin problemet tona. Nuk është aq e mrekullueshme, por duhet të jetojmë me këtë. Nëse aktualisht po kalojmë një fazë ku kemi një gol të pësuar në çdo ndeshje, atëherë duhet të bëjmë të paktën dy për ta fituar takimin.

Kjo ndodh shumë shpesh dhe kjo është arsyeja pse ne meritojmë të jemi aty ku jemi. Por, sigurisht që na bezdis dhe ne do të dëshironim të ktheheshim në fazën që kishim gjatë verës kur me vështirësi pësonim një gol. Por, në këtë rast, ne gjejmë shumë shpjegime pse është kështu. Kjo ka pak rëndësi, ne duhet të hedhim gjithçka në ekuilibër dhe të shohim që të fitojmë ndeshjet e ardhshme duke dhuruar edhe ndeshje të mira për tifozët tanë”, tha Myler që shton.

“Nuk jam dakord me ata që thonë se nuk po meritojmë pikët e marra sot (të shtunën). Mendoj që në fushë çdokush ka marrë atë që ka merituar. Rasti më i mirë ishte ndeshja me Verder Bremenin javën e shkuar. Verder bëri një ndeshje të mirë dhe ne nuk meritonim më shumë se 1 pikë. Këtë gjë e pranuam dhe punuam për të përmirësuar gjërat që nuk shkuan sipas planit”. I pyetur nëse forma e skuadrës ka rënë për shkak të ndeshjeve të ngjeshura, kampioni i botës u përgjigj: “Të gjithë e dimë se çfarë na pret, ngarkesa fizike do të jetë e madhe deri në fund”, përfundoi Myler.

Related posts

DUAN TITULLIN/ Real-Getafe: Nuk ka patur kurrë “paqe” në derbin e Madridit

Isa.Autor

E KRAHASONIN ME MESSIN/ Njihuni me historinë e rrallë të H’Maidat që u bë KRIMINEL

Isa.Autor

Pogba në Madrid? Mourinho reagon ashpër pas raportimeve se ka prishur marrëdhëniet me francezin

Q.Autor

Leave a Comment