Futboll Seria A Sport

NUK PO RINOVON KONTRATËN ME REALIN/ Klubi i madh europian me ofertë të çmendur për Ramosin

Serxhio Ramos pritet të larohet nga Reali i Madridit për të vazhduar karrierën në një tjetër skuadër. E sigurt për këtë është e përditshmja madrilene “AS”.Sipas saj, kapiteni dhe klubi “los blancos” janë shumë larg rinovimit. Kontrata e Ramosit skadon më 30 qershor të vitit tjetër. Real Madrid pranon të zgjasë bashkëpunimin edhe për një tjetër vit, por duke përfshirë disa klauzola dhe sigurisht ulje të përfitimeve të futbollistit.

Kjo nuk pranohet nga mbrojtësi, që për të qëndruar në skuadër pretendon të paktën një kontratë 2-vjeçare, diçka që nuk pranohet nga madrilenët.

ramos

Megjithatë PSG-ja është gati të plotësojë kushtet e futbollistit spanjoll. Po sipas “AS”, kampionët francezë ofrojnë 20 milion euro për një kontratë 3-vjeçare. Shifra të rëndësishme për një futbollist 34-vjeçar dhe që asnjë klub tjetër i interesuar për të nuk mund t’ia japë

Related posts

Vazhdojnë problemet pas derbit, ylli i Arsenalit jasht për 4-6 javë

Q.Autor

DUELI MES “PLESHTIT” DHE CR7/ Ja cili e fitoi garën për golin më të bukur 2018-2019 (VIDEO)

Delo.autor

Botërori RUSI 2018, Lopetegui mund të jetë i detyruar të grumbullojë Morata-n

Sadik.Autor

Leave a Comment