Futboll Sport

PAS DISFATËS NDAJ TEUTËS/ Trajneri Ndreu: Jam shumë i zhgënjyer, lojtarët nuk e kanë kapacitetin për të…

Pas humbjes zhgënjyese 5-0 ndaj Teutës në Kupën e Republikës, Ramadan Ndreu shfaqet i tejet i zhgënjyer duke ngritur fajin se nuk ka lojtar për të përballuar dy kompeticione. Trajneri i Kastriotit në intervistën pas ndeshjes tha se lojtarët kanë patur probleme fizike dhe dy lojtarët brazilian që janë kryesorë për skuadrën krutane munguan në ndeshjen e sotme pas dëmtimeve:

HUMBJA ME GOLEADË- Duke u fokusuar më shumë tek kampionati, menduam të aktivizonim disa futbollistë të rinj, që me thënë të vërtetën, presim të jenë ndihma e parë në kampionat. Jam shumë i zhgënjyer. Ishte momenti që ata lojtarë që iu dhamë besimin sot të bënin mirë, për të qenë shumë afër 11-tshes së parë. Lojtarët nuk e kanë kapacitetin për të përballuar ngarkesa dhe skuadra që kanë potenca për lartë. Një humbje e pajustifikueshme!”

OBJEKTIVAT- Klubi ka disa objektiva, jo se nuk e kishim objektiv kupën, por kemi parë që ky kampionat do të jetë shumë i vështirë me dy ndeshje në javë. Në ndeshjen me Laçin na u dëmtuan dy lojtarët kryesorë, dy brazilianët dhe të tjerët kishin pak probleme fizike.

Duke e parë në këtë këndvështim, nuk i kemi aspak në gjendje lojtarët sepse ne jemi një skuadër e brishtë nuk arrijmë dot që të kemi një pankinë që të na garantojë të gjithë kampionatin. Sot i dhamë mundësi edhe lojtarëve të tjerë, dhe sot e kuptuam që nuk e kemi kapacitetin për të përballuar dy kompeticione.ʺ

Related posts

PRANON KAPITULLIMIN NË CHAMPIONS/ Ish-kapiteni i Milanit: Më shumë se kaq nuk mund të bënte

Delo.autor

PLAS XHELOZIA TEK BARCELONA/ Carles Alena i befason të gjithë: Ia dhanë numrin De Jong pa më treguar…

Delo.autor

SKËNDERBEU I RI/ Zbardhet takimi mes drejtuesve, Takaj do garanci financiare nga…

Delo.autor

Leave a Comment