Futboll Seria A Sport

PAS FIORES NDAJ FIORENTINA-S/ Telefonata Donnarummas me Piol, shikoni se si festojnë “kuqezinjtë” (FOTO)

Sapo është mbyllur ndeshja Milan-Fiorentina 2-0 me golat e Romagnoli dhe Kessie.

Portieri Donnarumma i telefon me videocall trajnerit Stefano Pioli, që vazhdon të jetë i izoluar në shtëpi për shkak të Covid-19 dhe pret që të dalë tamponi negativ pas dy javësh.

Ndërkohë, lumturia e tij është e madhe për një Milan që sot zbriti në fushë pa Ibrahimovic, Leao, Bennacer dhe Castillejo, përveç se ka ende jashtë Musaçhion si alternativë në mbrojtje.

Megjithatë, arriti fitorja dhe gëzimi i trajnerit u nda edhe nga Franck Kessie dhe Tonali.

Sakaq, Ibrahimovic ishte gjithë kohës duke bërtitur nga tribuna duke shtyrë ekipin. Lider i vërtetë.

Related posts

“MIRË SE ERDHE NË SHTËPI”/ Sulmuesi Sadiku zbarkon në ishull për aventurën e re

Delo.autor

PREZANTOHET TEK KLUBI I SERIE A/ Ish-ylli i Bayern-it: Ja pse zgjodha Venezia-n dhe këtë kampionat

Delo.autor

PRITET TË RIKTHEHET NË STOL/ Ja skuadra që Antonio Conte merr drejtimin në verë

Delo.autor

Leave a Comment