Futboll La Liga Sport

PËRPLASJA GRIEZMANN-MESSI/ Koeman mban anën e “Jashtëtokësorit”: Kjo është mungesë respekti

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur para ndeshjes kundër Atletico Madridit në lidhje me marrëdhënien e ftohtë ndërmjet Leo Messit dhe Antonie Griezmannit. Numri një i stolit u ka kërkuar gazetarëve që ta lënë sulmuesin të qetë.

“Para së gjithash e kuptoj se pse Messi është i mërzitur. Mendoj se për persona si ai duhet të tregohet më shumë respekt. Pas një udhëtimi të gjatë, mediat e pyesin për marrëdhënien me Griezmann dhe kjo është mungesë respekti.

“Edhe njëherë tjetër, duket si një tjetër tentativë e juaja për të krijuar keqkuptime. Unë nuk kam parë kurrë keqkuptime apo shkëmbim fjalësh mes tyre në ndeshje, fushën e stërvitjes apo dhomat e zhveshjes. Ka shumë momente ku punojnë së bashku, të mjaftueshme për të hequr dyshimet tuaja. Fjalët e thëna nga ish-menaxheri i Griezmann, që nuk është i tillë që prej 3 vitesh janë budalliqe!”.

Related posts

“RONALDO ËSHTË NUMËR NJË NË BOTË”/ Trajneri i Portos: “Bardhezinjtë” në emergjencë? Të mos harrojmë se çfarë i bënë…

Delo.autor

ASKUSH SI BAYERN/ Vendosin rekord në Champions. Festojnë Nagelsmann e Myler

F.autor

Grizman zbulon gjithçka pas triumfit: Penalltinë doja ta godisja si Zidan…

Isa.Autor

Leave a Comment