Futboll Premier League Sport

POLEMIKAT PËR SKUADRËN E ZEMRËS/ Sulmuesi Kane: Tifoz i Arsenal? Kam luajtura me ata, por…

Mund të jesh tifoz me një skuadër dhe të luash në formacionin e armikut të përjetshëm?

Çështja për skuadrën e zemrës së lojtarëve ndez shpesh debatet mes tifozëve. Edhe Harry Kane është përfshirë në këtë çështje.

Sulmuesi i Tottenham ka qenë një tifoz i Arsenal-it në fëmijëri. Një prapaskenë që ka dalë gjatë emisionit Good Morning Britain. Gazetari Piers Morgan e ka pyetur:

“Historia me fanellat e futbollit është pak e komplikuar, apo jo? Sepse kur ke qenë fëmijë, siç e dinë të gjithë Topçinjtë, ke qenë një tifoz i Arsenal-it. Çfarë të ka ndodhur Harry Kane?”.

Sulmuesi anglez është përgjigjur: “Kam luajtur për Arsenal-in kur kam qenë më i ri dhe fatkeqësisht për ata më kanë lënë të largohem. Jam te Tottenham që nga mosha 11 vjeç dhe tani po korr frytet”.

Related posts

RUAN PATHYESHMËRINË SAJ/ Spanja thyen “mallkimin” në Rumani

Delo.autor

YLLI IGRISI KARTONIN GJYQTARIT SPAHIU/ Ja sa u dënua nga Komisioni i Disiplinës sulmuesi i Albpetrolit…

Delo.autor

LAJM TRONDITËS NGA FRANCA/ Sulmuesi 30-vjeçar ndahet nga jeta gjatë stërvitjes, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment