Futboll Sport

POSTON FOTON EPIKE DHE “THUMBON” VIDAL/ Evra: Të jesh juventin deri në fund është e vetmja gjë që vlen

Ish-futbollisti francez, Patrik Evra, shquhet për ngacmimet e tij pikante, që në shumicën e rasteve përfundojnë në rrjetet sociale duke bërë xhiron e internetit.

Në “grackën” e Evrasë së fundmi ka “rënë” ish-shoku i tij te Juventusi, Arturo Vidal, i cili aktualisht është pjesë e Interit. Francezi ka postuar së fundmi një foto në rrjetin social “Instagram”, kur ai ishte pjesë e bardhezinjve, duke ngacmuar mikun e tij Vidal.

Në foto e publikuar Evra ia ka mbuluar fytyrën me një “emoji”, kilianit. Francezi nuk mjaftohet me kaq, pasi gjithçka e ka shoqëruar me një dialog mes tij dhe Pirlos, ku në shënjestër është pikërisht futbollisti i skuadrës zikaltër.

“Pat, kush është ai pas teje?”, janë fjalët e Pirlos në dialogu e improvizuar, ndërkohë që merr edhe përgjigjen. “Nëse nuk e kam humbur kujtesën, ky djalë ka luajtur me ne më parë”.

Evra nuk është mjaftuar me këtë foto pikante, teksa ka vendosur edhe një postim të tijin: “Fitorja nuk është e rëndësishme, është e vetmja gjë që llogaritet. Por të jesh juventin deri në fund është e vetmja gjë që vlen gjithashtu (Më vjen keq Vidal)”, shkruan francezi në postimin e bërë në “Instagram”.

Related posts

BARCELONA NË KAOS/ Setien: Kemi mosmarrëveshje në ekip, ju tregoj çfarë do të bëjmë

Delo.autor

SFIDA E “ZJARRIT”/ Tifozi i River Plate tregon pse GJUAJTI me gurë autobusin e Boca Juniors

Isa.Autor

SFIDA NDAJ “KUQEZINJVE”/ Lajm i keq për Romën, dëmtohet lideri i skuadrës. Ja sa pritet të mungojë…

Delo.autor

Leave a Comment