Futboll Shqipëri Sport

PROFIL/ Ramen Cepele, 17-vjeçari që hyri në historinë e Kombëtares shqiptare

Kombëtarja shqiptare arriti që të triumfojë në miqësoren vllazërore kundër Kosovës, ku rezultati kishte pak rëndësi, pasi të dy trajnerët aktivizuan shumë lojtarë të rinj.

Në atë takim tekniku Italian Reja, aktivizoi për herë të parë në formacion Ramen Cepelen.

I lindur në vitin 2003 në Itali, Cepele ka hyrë në historinë e ekipit tonë kombëtar me ndeshjen që zhvilloi kundër Kosovës.

Qëndërmbrojtësi kuqezi që ka luajtur me me skuadrën e moshave të Interit, përfaqesuesen e Italisë dhe tashmë është transferuar në Gjermani në ekipin e Hanoverit, është i pari lojtar që luan në moshën 17- vjeçare që nga minuta e parë me Kombëtaren e Shqipërisë.

Paraqitja e tij në miqësoren kundër Kosovës ishte mjaft e mirë ku tregoi një personalitet në repartin difensiv, duke markuar në mënyrë të shkëlqyer sulmuesin e Lazios që luan me “Dardanët” Vedat Muriqin.

“Është një emocion i paparë, është një gjë fantastike, është krenari debutimi me Kombëtaren shqiptare.

Është shumë bukur të jesh këtu, të gjithë lojtarët e tjerë më kanë ndihmuar shumë, më kanë qëndruar afër gjithë kohës dhe nuk kam ndjerë shumë vështirësi”, ishin fjalët e 17- vjeçarit në konferencën e sotme për shtyp.

Me paraqitjen e tij mjaft të mirë tekniku Reja pritet që t’i ofrojë minuta dhe në dy sfidat e radhës që Shqipëria do të luajë kundër Kazakistanit më 15 nëntor dhe Bjellorusisë më 18 nëntor. (TemA)

Related posts

TJETËR TRIUMF NË CHAMPIONS/ Vllaznia për femra pranë kualifikimit historik

Delo.autor

DOMINIM TOTAL/ N’Zonzi dhe Dzeko i japin fitoren e radhës Romës

Isa.Autor

ZYRTARE/ Dënohet Leo MESSI, Argjentina mbetet pa “pleshtin”

F.autor

Leave a Comment