Futboll La Liga Sport

REAL MADID GATI TË INVESTOJË NË MERKATO/ Presidenti Perez kërkon 100 milionë euro për kartonin e…

Real Madrid është gati të kthehet të investojë në merkato.

Los Blancos duan të përforcojnë mesfushën me një lojtar cilësor. Paul Pogba mbetet një nga emrat e preferuar të madrilenëve, por janë edhe i riu Camavinga dhe Kimmich mes objektivave të mundshëm.

Një goditje e rëndësishme që mund të çojë te lamtumira e Casemiro-s. Braziliani, gjithsesi, nuk do të shitet për një çmim të arsyeshëm.

Sipas Don Balon, presidenti Florentino Perez kërkon 100 milionë euro për kartonin e tij.

Një shumë e konsiderueshme edhe për dy gjigantë të futbollit si Juventus dhe PSG, të dyja të interesuara për brazilianin. Sipas portalit spanjoll, dy klubet kanë bërë gati oferta të rëndësishme për mesfushorin e Zidane.

Operacioni mund të realizohet sezonin e ardhshëm, kur 28-vjeçari mund të ‘sakrifikohet’ për të arritur një nga objektivat e mëdhenj të Real Madrid.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Manchester United “godet” në merkato, 56 milionë euro për mbrojtësin anglez…

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ INTER/ Pochettino gjen justifikimin: Skuadra luajti mirë edhe pse duhet të…

Delo.autor

Shpërblime e dieta për sportistët dhe trajnerët, qeveria “hap thesin”, ja sa do përfitojnë (Kategoritë)

Isa.Autor

Leave a Comment