Futboll La Liga Sport

“REAL MADRID-INTER ËSHTË NJË NDESHJE HISTORIKE”/ Calderon zgjedh dy italianë: Janë të dy të mëdhenj

Ramon Calderon, ish-presidenti i Real Madrid, ka folur për Calciomercato.it në prag të ndeshjes së Champions League mes madrilenëve dhe Inter-it.

“Të dy skuadrat nuk janë në formën e tyre më të mirë, por sezoni sapo ka filluar. Do të jetë një ndeshje e çuditshme: Real Madrid-Inter është një ndeshje historike, me stadiume të mbushur plot dhe të zjarrtë”.

“Ta shohësh në një impiant të boshatisur është një mëkat, por ky është momenti që po kalojmë. Gjithsesi, të dy ekipet kanë lojtarë shumë të mirë dhe pres një sfidë të bukur”.

“Conte ka thënë se ka refuzuar Reeal-in? Nëse e ka thënë, duhet të jetë e vërtetë. Besoj se klubi e ka kërkuar, por kjo është normale te Real-i. Problemi për blancos është se fitorja ka qenë gjithmonë një detyrim. Nëse nuk ndodh, trajneri vihet në diskutim, por Zidane meriton respekt”.

“Si i shikoj Allegri-n dhe Conte-n për Real-in? Është herët për ta thënë, por janë të dy trajnerë të mëdhenj, në gjendje të drejtojnë çdo klub. Duke përfshirë edhe Real Madrid”.

Related posts

POLEMIKAT PËR TË ARDHMEN E KOMPETICIONEVE/ Champions League vetëm për të “pasurit”, superfuqitë e kanë pushtuar

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Debati është ndezur. Cili është favoriti për ta fituar Ligën e Kampionëve në Kiev?

Q.Autor

“JEMI TË BEKUAR QË KEMI CR7 DHE MESSI”/ Kaka: Janë si LeBron, Federer, Nadal… Nuk vijnë më, Ibra i “çmendur”

Delo.autor

Leave a Comment