Futboll La Liga Sport

REAL MADRID ZHGËNJEN SËRISH/ Alaves mposht “Los Blancos”, Zidane humbet sërish Hazard

Momenti i vështirë për Real Madrid në kampionat vazhdon. Pas një fitore 2-0 ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, galaktikët zgjasin serinë e tyre pa një fitore në kampionat në tre ndeshje, duke humbur çuditërisht në shtëpi me Alaves.

Miqtë realizojnë me penalltinë e Perez pas 5 minutash dhe golin e Joselu, pas dhuratës së portierit Courtois, i cili i fal topin!

Ndërsa në fund Casemiro u përpoq pa sukses për të rihapur ndeshjen (shënoi gjatë një goditje këndi).

Gjithashtu, lajmi tjetër i keq për Zinedine Zidane është dëmtimi i ri i Hazard, i zëvendësuar në minutën e 28-të nga Rodrygo.

Me këtë rezultat, Reali mbetet 6 prapa dyshes udhëheqëse Real Sociedad-Atletico Madrid ndërsa Alaves është në vendin e 9-të.

Related posts

Real Madrid, Ronaldo shfaqet në stërvitje me syrin e nxirë e të enjtur (VIDEO)

Q.Autor

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ Valverde: Në “shtëpinë” e tyre ata janë të frikshëm

Delo.autor

“PATHYESHMËRIA VAZHDON NË DERBI”/ Flet presidenti Demi pas fitores: Nuk më pëlqeu skuadra, duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment