Futboll Shqipëri Sport

SFIDA NDAJ KAZAKISTANIT NË NATIONS LEAGUE/ Luks zgjedhjesh, Kombëtarja ka gati 4 formacione në dispozicion

Mungon Kumbulla, peshon sepse po tregon formë të jashtëzakonshme. Mungon Trashi? Uzuni shkëlqen në të majtë, Hysaj mund ta bëjë atë rol dhe ka emra si Lenjani, Binaku apo edhe Memolla që mund të luajnë atje. Sadiku nuk po kalon formë të mirë dhe normalisht që mungon, mirëpo ekipi ka emra si Cikalleshi e Balaj apo Uzuni, Broja, Seferi etj. Pa u zgjatur më tej, “Panorama Sport” ju sjell në vëmendje se ndonëse secili lojtar që mungon ka ndikimin e vet, në realitet kuqezinjtë kanë një luks të madh zgjedhjesh.

Me gjithë respektin për kontributin e çdo lojtari dhe peshën që ka luajtur në historinë e kuqezinjve, në futbollin e ditëve të sotme, me shumë të rinj të talentuar që po shkëlqejnë në skuadrat e tyre në vende të ndryshme, asnjë trajner i Kombëtares shqiptare nuk duhet të ketë frikë për mungesat. Shqipëria ka një “fond të artë zgjedhjesh”. Siç shihet edhe në skemat e shtruara prej gazetës, kuqezinjtë kanë alternativa të panumërta, jo për një formacion të dytë, por edhe një të tretë dhe të katërt. Vetëm kaq? Sigurisht që jo. Ka të tjerë akoma të cilët plotësohen me talente të reja apo edhe me lojtarë të Kombëtares Shpresa që po bëjnë mirë në skuadrat ku ndodhen. Për trajnerin Reja dhe stafin e tij, emra si Binaku apo Balliu janë vetëm dy “të harruar” dhe të tillë ka të tjerë akoma që mund të vihen në dispozicion për secilin rol që kuqezinjtë do të kenë nevojë në vijim për arritjen e objektivave.

Related posts

Liverpooli po e transferon yllin që e duan shumë skuadra në Angli

Sadik.Autor

ELIMINATORET EUROPA LEAGUE/ Jo vetëm Partizani, në fushë zbresin edhe legjionarët

Delo.autor

Iku nga Kukësi, “luftë” fjalësh dhe prapaskena që e larguan Pacultin nga Shqipëria

Isa.Autor

Leave a Comment