Futboll Sport

SHUHET MARADONA/ Nga Maldini tek Del Piero, Totti, Batistuta dhe Buffon. Ja mesazhet për ikonën e futbollit…

“Mirupafshim i madhi Diego, gjithmonë do të jesh një hero për mua. Pusho në paqe shoku im”.

Me këtë mesazh të shkurtër por të përzemërt, Paolo Maldini dëshiroi të përshëndeste Diego Armando Maradona që sot u nda nga jeta në moshën 60 vjeç.

Një tjetër mesazh ka ardhur nga Alessandro del Piero që ka shkruajtur një thënie të dikurshme të “El Pibe de Oro”

“Nëse do të isha me një fustan të bardhë në një martesë dhe do të mbërrinte një top me baltë, do ta ndaloja me gjoks pa u menduar” – Diego Armando Maradona.

FOOTBALL: Maradona et Del Piero ont joué le match «pour la paix» -  Tambacounda.info

Vdekja e Diego Armando Maradona ka ndikuar në botën e futbollit. Midis përshëndetjeve, të prekura dhe të përzemërta, është edhe ajo e ish-partnerit Gabriel Omar Batistuta: “Përjetësisht Faleminderit, unë po qaj për ty. Pranë familjes tënde, prehu në paqe i dashur Diego”.

Shkurt dhe qartë Totti: “Ke shkruar historinë e futbollit! Mirupafshim Diego”.

Totti al figlio: «Questo è Maradona, è il calcio. Lui mi ha insegnato  tutto» - Il Mattino.it

Më gjatë Buffon. Portieri i Juventusit ka shprehur kështu mirënjohjen për Diego Armando Maradona.

“Atë ditë ne të gjithë ishim atje duke dëgjuar historitë e tua, të rrëmbyer nga lidershipi yt.

I njëjta karizëm që, i kombinuar me talentin tënd të pakufishëm dhe të pashoq, të lejoi të ishe në qendër të vëmendjes çdo herë.

Të jesh në qendër të gjithçkaje dhe të gjithëve. Nga bashkëlojtarët e tu, të cilët në fushë vareshin nga loja dhe klasi yt.

Partita delle Leggende: Maradona, Ronaldo e...

Nga kundërshtarët e tu, të pafuqishëm përballë kaq shumë bukurie, por në të njëjtën kohë të vetëdijshëm për të dëshmuar diçka unike.

Do të më mungosh Diego. Do t’i mungosh të gjithë njerëzit që të ke emocionuar. Do t’i mungosh futbollit futbollin.

Dhe do të na mungosh ne, të cilët, duke parë magjinë tënde, kemi ëndërruar të jemi në gjendje të rigjejmë veprat e tua në fushë. Faleminderit”.

Related posts

KONTRATA E RE PËR MESSIN NGA PSG-JA/ Ja kur do të vendosë argjentinasi për të ardhmen

F.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Barcelona me mision të pamundur në Paris, kërkon përsëritjen e mrekullisë së 2017

Delo.autor

ZYRTARE/ Kukësi mbyll bashkëpunimin me Eduart Rrocën. Futbollisti transferohet në Turqi

Delo.autor

Leave a Comment