Futboll Seria A Sport

TRAJNERI I MOMENTIT/ Stefano Pioli zbulon cilësinë e tij më të mirë dhe pse Ibra u bërtet shokëve të ekipit

Stefano Pioli është njeriu i momentit dhe thjeshtësia mbizotëron te trajneri i Milanit. I intervistuar nga L’Equipe’, ai zbulon disa sekrete të kuqezinjve. Milani sot do të përballet me ekipin e Ligue 1 në Europa League.

“Objektivi Scudetto? Do të mendoja si ju sikur të ishim në javën e 32-të, por kanë ende 32 ndeshje për të zhvilluar dhe Seria A është një turne jashtëzakonisht konkurrues.

Qëllimi ynë i vërtetë është të kthehemi në Champions League. Tradita jonë në këtë kompeticion na shoqëron, por me pronësinë aktuale ne duam që mbi të gjitha të ndërtojmë një projekt ambicioz për të ardhmen dhe ta rikthejmë Milanin përsëri në nivelet më të larta”.

Për ndikimin e Ibrahimovic: “Nuk mund të kesh kurrë probleme me lojtarë të këtij niveli. E di që ai shpesh ndërhyn në një mënyrë autoritare ndaj shokëve të tij të skuadrës, por ai e bën atë për të mirën e ekipit dhe për këtë unë jam i gatshëm të tërhiqem dhe ta lë atë të veprojë”.

Pioli: «Il Milan è giovane ma ora è anche una squadra matura» – FootData ™

Është e lehtë të punosh me të, ai ka përkushtim total brenda dhe jashtë fushe”.

Në lidhje me Milanin shumë të ri: “Mosha mesatare e ulët nuk duhet të na bëjë të mendojmë se mund të jemi një ekip naiv ose sipërfaqësor, përkundrazi.

Djemtë sillen në një mënyrë të pjekur dhe të përgjegjshme dhe lojtarë si Donmarumma, Kessie, Romagnoli dhe Calhanoglu kanë personalitete të shkëlqyera”.

Për pseudonimin “Normal One”: “Për mua thjeshtësia është një cilësi. Unë kam idetë e mia të futbollit, por i përshtat ato me karakteristikat e lojtarëve të mi për t’i mundësuar atyre që të performojnë në mënyrën më të mirë.

Një e ardhme jashtë vendit, ndoshta në Francë? Në vitin 2011 pata shansin të drejtoj Monaco në Ligue 2, atëherë ata zgjodhën Ranieri. Në të ardhmen do të doja një përvojë jashtë Italisë, por tani ndihem mirë në Milano”

Për Theo Hernandez: “Ai ka cilësi të jashtëzakonshme fizike dhe teknike, ai ka një aftësi të madhe për të siguruar asistime por edhe kohën për të shkuar në gol. Ka nevojë të përmirësohet në mbrojtje, por ai tashmë është ndër më të mirët në Evropë në rolin e tij. Është një surprizë të mos e shoh te Franca, por nuk dua ta vendos veten në vendin e Deschamps …

Theo po punon shumë për të hyrë në ekipin kombëtar, ai me të vërtetë kujdeset për këtë”.

Related posts

“DUKE PARË ATË QË DUA”/ Messi bëhet gaz i botës. Poston FOTO nga stërvitja e klubit të Serisë A, por më pas…

Delo.autor

INTER NË KRIZË EKONOMIKE/ Presidenti Zhang do të shesë aksionet tek një shoqëri… kineze

Delo.autor

“GIROUD MË I ASHPËR SE IBRA ME GRUPIN”/ Saelemaekers: Milani gati, mezi presim Champions-in

Delo.autor

Leave a Comment