Futboll Sport

VDES LEGJENDA MARADONA/ Geri Lineker: Gjeti qetësi në duart e Zotit pas një jete të…

Ish-sulmuesi i famshëm anglez dhe moderator i njohur Geri Lineker reagoi pas vdekjes së Diego Armando Maradonës.

Në rrjetet sociale, golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës 1986, shkruan se tashmë “Diego gjeti pak rehati në duart e Zotit!”

Dy futbollistët u përballën kokë më kokë në Botërorin e Meksikës në 1986, kur Maradona realizoi një nga paraqitjet më emblematike të të gjitha kohërave në futboll. Ai eliminoi Anglinë me dy gola: “Dora e Zotit” dhe “Goli i Shekullit”.

“Raportime nga Argjentina se Diego Armando Maradona ka vdekur. Deri më sot, ai është futbollisti më i mirë i brezit tim dhe pa diskutim më i madhi i të gjitha kohërave. Pas një jete të bukur, por të trazuar, më në fund gjeti pak rehati në duart e Zotit! Pushofsh në paqe, Diego!”, shkruan ish-sulmuesi i Anglisë Lineker.

Related posts

JUVENTUSI I PANDALSHËM/ “Zonja” do Moratën e kampionin e Europës dhe i shpall luftë Interit për…

F.autor

MODRID KËRKON LARGIMIN NGA “BERNABEU”/ Gazetari zbulon klubin e ri, ja ku do të zbarkojë

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Laurito Martinez shpëton Interin nga kriza

Delo.autor

Leave a Comment