Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Bacelona merr lajmin e madh nga stafi mjekësor, ylli i skuadrës është gati

Marc-André Ter Stegen tashmë ka marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor për të luajtur. Sipas njoftimit zyrtar të shërbimeve mjekësore të Barcelonës, portieri gjerman e ka lënë pas një dëmtimin e tendinës së gjurit të djathtë, që e detyroi atë t’i nënshtrohej një operacioni, menjëherë pas përfundimit të sezonit të kaluar.

Ter Stegen filloi të stërvitej me shokët e tij të skuadrës të enjten e kaluar, por nuk u grumbullua për ndeshjen e fundit të La Liga-s kundër Alavés, sepse Ronald Koeman konsideroi se nuk ishte ende i përgatitur dhe i mungonte ritmi i stërvitjes.

Marc-Andre ter Stegen tipped to make Barcelona return against Dynamo Kiev -  Barca Blaugranes

Tani, pasi ka marrë miratimin e mjekëve, Koeman do të duhet të vendosë nëse do të preferojë ende Neto si titullar, apo do të kthejë Ter Stegen në portën Blaugrana. Sipas fjalëve të teknikut dje, u la të kuptohet se gjermani do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër ukrainasve, edhe pse do të jetë e nevojshme të shikohet nëse titullar, duke përjashtuar Neton, i cili kishte performuar në një nivel të lartë deri në gabimin e golit të pësuar ndaj Alavés.

Në konferencën e djeshme për shtyp, Koeman nuk donte të thoshte asgjë në lidhje me mundësinë e hyrjes në formacion të portierit gjerman dhe u kufizua vetëm duke thënë: “Marc është mirë, ai po stërvitet me grupin që prej gati një jave. Ne shohim mirë. Ai ka qenë larg prej një kohe, por po punon mirë. Nesër (referuar sot) kemi seancën tonë të fundit stërvitore dhe do të japim listën e skuadrës”.

Related posts

PIATEK DHE ÇALHANOGLU/ Zbarkojnë në Milano dy klubet angleze…

Delo.autor

Zidane: Goli i Ronaldos? Jo më i bukur se i imi (VIDEO)

Sadik.Autor

KUPA E SHQIPËRISË-GRUPI A/ Partizani thyen “mallkimin”, Teuta në raundin e tretë. Ja rezultatet

Delo.autor

Leave a Comment