Futboll Sport

ZYRTARE/ E konfirmon presidenti i klubit europian, stadiumi do të marrë emrin e Maradonës

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis ka konfirmuar së fundmi se stadiumi “San Paolo” do të marrë “Diego Armando Maradona”.

Këtë De Laurentis e ka konfirmuar nëpërmjet një letre, pas ndarjes nga jeta legjendës së Argjentinës, por edhe të Napolit.

“I dashur Diego, na ke lënë një shembull të një burri me gjithë brishtësinë e tij, forcën e tij, dashurinë e tij të plotë për jetën dhe për njerëzit. Një kampion unik dhe i papërsëritshëm. Dobësitë, njollat, gabimet e tua janë të barabarta me madhështinë tënde të madhe dhe anulohen për të formuar një mit

Unë mendoj se t’ia vendosësh ‘San Paolos’ emrin tënd, është gjëja e duhur, në mënyrë që të vazhdosh me ne si një demonstrim i rrugës së shkëlqimit që ka marrë kjo skuadër nga ty. Vitet tuaja në Napoli janë të paharrueshme në kujtesën e napolitanëve. Simbol i një dëshire për hakmarrje dhe një ringjallje e përmalluar. Faleminderit Diego, ju jeni këtu dhe do të qëndroni me të gjithë ne.”, shkruan De Laurentis në letrën e tij.

Related posts

Ylli i Italisë dhe Serisë A: Nëse do të LARGOHEM, nuk do ta bëj për një FERRARI

Isa.Autor

DRAMË NË DERBIN E MADONINËS/ Dyshja Lukaku-Eriksen mposht Milan dhe kualifikohen në Coppa Italia

Delo.autor

E TRISHTË/ Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-zyrtari i lartë i basketbollit…

Delo.autor

Leave a Comment