Futboll Seria A Sport

DËSHTIM TOLTAL/ Ja shifra “faraonike” që harxhoi Inter për t’u eliminuar dy herë në grupet e Champions…

Pothuajse treqind milion euro. Kjo është shuma e investuar nga Inter, nëse shihen vetëm afrimet në dy sezonet e fundit, për të forcuar ekipin në dispozicion të Antonio Conte.

Diferencë e qartë midis fushatës së blerjes 2019/2020, e cila kushtoi rreth 190 milion euro: dy investimet kryesore janë ajo verore për Romelu Lukaku dhe ai dimëror për Christian Eriksen.

Shpenzimi në tregun e fundit të transferimeve ishte më i përmbajtur: 100 milion euro në total, ndër të cilët veçohen 43 të investuar për Achraf Hakimi, plus efektet e sezonit të kaluar (blerjet e Barella dhe Sensi).

Conte furioso in tv con Capello: silenzio polemico e poi scintille

Shitjet dhe krahasimet – Pasi folëm për blerjet prej afërsisht 290 milion euro, shitjet e kryera në dy vjet (tre seanca, në pritje të janarit 2021) sollën një total prej 153 milion në para të gatshme: bilanci, megjithatë, është përfundimisht negativ.

Dhe mund të jetë e dobishme të bëhet një krahasim me ekipet që eliminuan Interin nga kompeticioni: në të njëjtën kornizë kohore, Real Madrid investoi 355 milion euro (me shitje për 218), Borussia Mönchengladbach 45 milion euro (me shitje për 34) dhe Shakhtar Donetsk 5.5 milion euro (me shitje prej 2.2 milion euro).

Inter-Shakhtar 0-0, le 5 verità: Conte flop in Europa, stagione salva solo con lo scudetto - Eurosport

Merkato 2020/2021 – Blerjet kryesore
Hakimi – 43 milion euro
Barella – 28 milion euro (blerje pas huazimit)
Sensi – 20 milion euro (blerje pas huazimit)
Pinamonti – 8 milion euro
Kolarov – 1,5 mln euro

Zazzaroni: "Conte, la qualità fa la differenza. Lukaku sparisce quando..."

Mercato 2019-2020 – Blerjet kryesore
Lukaku – 74 milion euro
Eriksen – 27,5 milion euro
Lazaro – 22,4 milion euro
Politano – 21,1 milion euro
Barella – 12 milion euro (huazim)
Radu – 10,6 milion euro
Sensi – 2,2 milion euro (huazim)
Young – 1,7 milion euro

Related posts

Gafa me ‘VAR-in’/ Dënohet gjyqtari që favorizoi Juventusin

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Çeki-Angli. Rezultati 0-1

Delo.autor

Presidenti Takaj i bind, Radas dhe Vangjeli vazhdojnë me Skënderbeun

Sadik.Autor

Leave a Comment