I pakategorizuar

E TRISHTË/ Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-lojtari i Partizanit…

Lajm i keq për sportin shqiptar, ndahet nga jeta ish-lojtari i Partizanit Sabri Balla. Ish-futbollisti i të kuqve është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare, teksa së fundmi vuante nga diabeti.

Balla kishte dalë nga akademia e Partizanit dhe në sezonin 1984-1985, u bë pjesë e ekipit të parë në moshën 18-vjeçare, ndërkohë që zuri vend edhe në formacion asokohe.

Një mesfushor i pa lodhur, i cili me paraqitjet e tij të shkëlqyera mori edhe ftesën nga Kombëtarja e Shpresave. Balla ishte pjesë e Partizanit finalist në Kupën e Shqipërisë në vitin 1985. “Panorama Sport” i shpreh ngushëllime të familjarëve dhe të afërmve të Sabri Ballës.

Related posts

RENDITJA/ Hysaj është shqiptari “i artë”, por vlera e tij pëson rënie

Delo.autor

“HASHIM THAÇI VLORA ËSHTË ME TY”/ Ndeshja në Vlorë fillon me 16 minuta vonesë

F.autor

DERBI ME PARTIZANIN/ Ze Maria i Tiranës: Të shkruajmë historinë

Isa.Autor

Leave a Comment