Futboll Premier League Sport

HISTORIA E NDËRLIKUAR E OZIL ME “TOPÇINJTË”/ Agjenti tregon: Po vuan jashtë mase, Arsenal i turpshëm ndaj tij

“Ky është një mesazh i vështirë për t’u shkruar”.

Me zemër të hapur, Mesut Ozil tetorin e kaluar iu drejtua tifozëve të Gunners me një letër të gjatë. Ajo e mesfushorit sulmues gjerman me Arsenalin është një histori e ndërlikuar.

Neë York Times ka rindërtuar historinë e ndarjes me Arsenal, e lindur me një meszh, në të cilin ai sfidoi Kinën, me një ankesë shumë të fortë kundër trajtimit të pakicës myslimane të Ujgurëve në rajonin e Xinjiang.

Rastësi ose jo, në ato ditë, marrëdhënia me Arsenalin filloi të prishej dhe ftohej.

Arsenal: How to solve the Mesut Ozil conundrum

Asnjë transmetim të ndeshjes së broadcast kinez kundër Manchester City, asnjë shfaqje në lojën e famshme video, Ozil nuk ekzistonte më për motorët e kërkimit kinez.

Ishte thjesht një “gabim 404”, një mesazh tashmë i njohur.

Dhe pikërisht në ato ditë, Arsenali i nxiti futbollistët e tyre të shmangnin mesazhet politike. Klubi londinez ishte dhe është, megjithatë, një nga klubet më të ndjeshme ndaj çështjeve sociale, por gjatë bllokimit, edhe për shkak të çështjes së uljes së pagës që nuk u pranua nga lojtari  (“ai donte garanci se si do të përdoreshin”, shkroi NYT), përfundoi edhe më shumë mënjanë projektit.

Ozil nuk u përfshi në listën e Premier League dhe Europa League. Duke i vendosur të gjitha në një fjali: Mesut Ozil, lojtari më i paguar i Arsenalit, është jashtë ekipit.

Agjenti i futbollistit, në një intervistë për “Tuttomercatoweb”, ka folur rreth çështjes. Erkut Sogut e nis kështu:

Arsenal's Mesut Özil Slams Uighur Repression and China Pulls Premier League Game - WSJ

“Nuk është një situatë e lehtë. Ai e do thellësisht klubin dhe tifozët dhe i vjen keq që nuk i është dhënë një shans, sinqerisht, këtë sezon. Mesut ishte lojtari që arriti 50 ndeshje në Premier League me asistime. Më shpejt se kushdo tjetër, në 141 paraqitje dhe Arsenalit do t’i duhej pikërisht kjo lloj krijimtarie.

Ata thonë se ai u përjashtua për arsye futbolli, por kjo nuk është diçka që unë mund ta komentoj. Mendoj se tifozët duan që ai të kthehet në fushë, në ndeshjen e fundit ata gjithashtu kënduan emrin e tij”.

“Ai po stërvitet më shumë se kurrë. Në shtëpi ka një palestër, në kopsht dhe në garazh. Kështu që përveç punës që bën me klubin, ai gjithashtu stërvitet në shtëpi, vetëm. Kjo tregon profesionalizmin e tij, gjithë seriozitetin e tij.

Përveç kësaj, jashtë fushës, ai është gjithashtu i angazhuar në projektet e tij të biznesit”.

“Për të ardhur keq që Mesut nuk po luan. Sigurisht, të gjithë përqendrohen në pagën e tij dhe unë gjithashtu e kuptoj pse. Por nga një perspektivë personale, unë them se është një humbje duke marrë parasysh talentin dhe krijimtarinë e tij. Unë fola me Arsenalin disa ditë para mbylljes së merkatos u tregova atyre për ndjenjat e Mesut, dëshirën e tij për të qëndruar dhe sa e donte klubin. Dhe ata kurrë nuk më thanë se ai nuk do të vihej në listë. Kjo e goditi fort lojtarin”.

Por, a do të largohet ai nga Arsenali në janar?

“Edhe një ditë është një kohë e gjatë në futboll, nuk dihet kurrë … Sigurisht, ka shumë klube të interesuara për të.

Por gatishmëria e tij për të respektuar kontratën dhe klubin nuk ka ndryshuar. Ai është një njeri i fjalës së tij, besnik dhe besnikërinë është e vështirë të gjesh në këto kohë”.

Related posts

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Media spanjolle e zbulon para kohe: Ja fituesi i “Topit të Artë”

Isa.Autor

PRECEDENTËT/ Vetëm një fitore ndaj Poloninë, por kuqezinjtë kanë barazuar njëherë në Varshavë

F.autor

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Manchester United i vë çmim Pogbasë, por është përtej mundësive të Juventus-it

Delo.autor

Leave a Comment