Futboll Seria A Sport

INTERI NË “DIETË”/ Tani nisin spastrimet. Pesë lojtarë me “valixhe” në duar

“Ndonjë lojtar që mund të largo het për të luajtur më shumë të shkojë, kështu që skuadra të mund të reduktohet por të jetë më funksionale”.

Ishin fjalët e Antonio Kontes menjëherë pas përfundimit të sfidës së fituar në Kaljari, pas së cilës trajneri ka akorduar një ditë pushimi. Dhe është certifikim i asaj që është vendosur me klubin në mbledhjen e ditës pas eliminimit nga Liga e Kampioneve.

Janë katër lojtarët që Interi i konsideron në dalje, sepse janë jashtë projektit të Kontes: Naingolan, Vesino, Eriksen dhe Pinamonti, megjithëse nuk është e thënë që të jenë largimet e vetme në janar. Sepse, pavarësisht se nuk konsiderohet i skarcuar, duhet monitoruar mirë edhe situata e Perisiçit, që po zhgënjen si në terma paraqitjeje po ashtu edhe personaliteti. Kroati mund të largohet nëse vjen oferta për të.

IDEJA – Arsyetimi është i qartë: me më pak ndeshje në axhendë, është e nevojshme të reduktohet skuadra për dy arsye. Së pari, që lojtarët pak të përdorur, duke parë t’u reduktohen më tej shanset për t’u vënë në dukje, të mos krijojnë turbullira në grupin e punës.

Së dyti, për të liruar hapësirë (fizike dhe në nivel pagash) për operacione të mundshme në hyrje. Naingolan është emri i parë në listën e largimeve. Nuk ka hyrë asnjëherë në planet e Kontes, i cili nuk shikon te belgu qëndrimin dhe gatishmërinë e duhur në stërvitje. Fakti që lojtari nuk ndodhej as në stol të dielën në Kaljari, pavarësisht një problemi fizik tashmë të kaluar, është simptomë e faktit që mesfushori konsiderohet jashtë projektit.

Në fillim të tetorit kalimi te Kaljari nuk u konkretizua pas refuzimit të Zhangut dhe mundësisë së një shitjeje përfundimtare (jo në huazim), pavarësisht se të gjithë pjesëtarët e tjerë të klubit ishin dakord. Në janar zgjidhja mund të ripropozohet. Më vete situata e Vesinos: problemet në gju shqetësojnë, uruguaiani pritej në fillim të tetorit në fushë, por deri tani në mes të dhjetorit nuk ka zhvilluar ende asnjë stërvitje me shokët. Afati i ri pritet për në janar.

Related posts

NGA “GARDIANI” TEK “XHOLI”/ Revolucioni me Conten tek skuadra e Interit, në një vit “anuloi” Spallettin

Delo.autor

I THUR ELOZHE MBROTËSIT TË INTER/ Chiellini: Është lidër si unë

Delo.autor

“ANCELOTTI DI SI TI TRAJTOJË LOJTARËT”/ Panucci: Me të mund të qëndrojë edhe Ramos, Barcelona do rikthehet në…

Delo.autor

Leave a Comment