Futboll Kategoria Superiore Sport

KURSET PËR PËRGATITËSIT ATLETIKË/ Arrigo Saki mesazh për futbollin shqiptar: Është e rëndësishme për të ardhmem tuaj që…

Ish-trajneri i famshëm i Milanit dhe Italisë në vitet ’80-’90-të Arrigo Saki përshëndeti iniciativën e FSHF-së për organizimin e kurseve për përgatitësit atletikë. Në një video të publikuar së fundmi, 74-vjeçari e konsideroi si të rëndësishme për të ardhmen e futbollit shqiptar organizimin e këtij lloj specializimi.

Mesazhe të tilla kanë dhënë dhe trajnerë dhe ish-futbollistë të njohur si: Havier Zaneti, Roberto Mançini, Simone Inzagi, Xhani De Biazi, Klaudio Ranieri.

“Mirëdita, jam Arrigo Saki. Në karrierën time jam mbështetur gjithmonë në ndihmën e përgatitësve atletikë. E di se sa shumë e rëndësishme është puna e tyre për suksesin final. Këto kurse besoj se janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm dhe për të ardhmen. Ju uroj fat dhe punë sa të mbarë!”, shprehet ish-fituesi i dy Ligave të Kampioneve dhe ish-nënkampioni i botës Saki.

Related posts

PAS DISFATËS NË DERBIN E MADONINËS/ Conte habit: Ishim më të mirët

Delo.autor

FOTO/ Pësoi gol në minutën e 93’, ja nota katastrofë për Strakoshën

Q.Autor

PROJEKTI I CEFERIN/ UEFA i hap udhë krijimit të një kompeticioni të RI për klube

Isa.Autor

Leave a Comment