Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Derbi i Kryeqytetit: Mbyllet ndeshja Tirana-Partizani në “Air Albania”. Rezultati 0-0

Është mbyllur pa fitues derbi i parë i këtij sezoni mes Tiranës dhe Partizanit. Një përballje pas shumë raste të rrezikshme. Vetëm 2 momente mund të evidentohen në këtë sfidë.

Tentativa e Bardhit me kokë në pjesën e parë si dhe i diskutueshëm në fundin e ndeshjes, ku Muçi pretendoi për penallti pas duelit me Asanin.

 

FT: TIRANA-PARTIZANI 0-0

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi!

90+2′ Tirana e mbyll në sulm, rrezikon me 2 goditje nga këndi, por të kuqtë evitojnë rrezikun.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

89′ Tirana kërkon penallti pas rrëzimit brenda zonës të Muçit pas duelit me Asanin, protestojnë ashpër në stolin bardheblu.

87′ Dy zëvendësime! Nga një për çdo skuadër, te Tirana largohet Torasa për Giamfi, te Partizani largohet Mala për Carën.

84′ Zëvendësim i dytë te Partizani, largohet nga fusha Kardozo, vendin e tij e merr Jasir Asani.

80′ Moment i rrezikshëm në zonën e Partizanit, Ismailgeci shërben për Muçin, por sulmuesi nuk arrin të zotërojë topin, duke u rrëzuar pas duelit me Hakajn.

79′ Zëvendësim i parë edhe te Partizani, largohet nga fusha, Jurgen Bardhi, vendin e tij e merr Uilliam Kordeiro.

76′ Zëvendësim i detyruar te Tirana, largohet nga fusha e lojës i dëmtuar Toshevski, vendin e tij e merr Grent Halili.

75′ Muçi provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

67′ Najdovski ndëshkohet me karton të verdhë. Futbollisti maqedonas humbet sfidën e radhës ndaj Laçit.

62′ Gabime të shumta nga të dyja skuadrat në pasime, irritohen trajnerët Daja dhe Dede.

59′ Kote harkon drejt zonës, topi devijohet dhe shkon në duart e portierit Bekaj.

58′ Skuadrat kanë filluar të guxojnë disi më tepër në këtë pjesë të dytë.

55′ Vendimtar Bekaj me daljen e tij që sfudon një rast të rrezikshëm të Partizanit me protagonist Bardhin, i cili provoi të shërbente për Kardozon.

54′ Kundërsulm i rrezikshëm i Tiranës, por Torasa nuk tregohet i saktë, teksa gjuajtja e tij ndalet nga mbrojtësit e kuq.

53′ Bardhi depërton bukur brenda zonës, por në fund fiton vetëm një goditje nga këndi.

49′ Alban Hoxha rrezikon me mbajtjen e topit, për pak sa nuk ia rrëmben futbollisti Danso. Me fat të kuqtë në këto minuta. Ka pretendime edhe për ndërhyrje të gabuar të gardianit të kuq.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacionet respektive.

Mbyllet pjesa e parë, vetëm 1 rast i rrezikshëm dhe 1 karton i verdhë skuadrat bëjnë shumë pak për ta fituar ndeshjen! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

42′ Probleme për Idriz Bathën, mesfushori i Tiranës ndjen dhimbje në këmbën e djathtë dhe ulet në fushë.

37′ Torasa është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Kotes.

30′ Minuta mjaft të mira për Partizanin, provon Solomon me një gjuatje të rrezikshme nga jashtë zonës, topi devijohet në këndore nga Najdovski. Goditja e katërt nga këndi për të kuqtë.

26′ Rast i artë për Partizanin, Bekaj i mohon një gol të sigurt futbollistit Bardhi. Pas një harkimi nga këndi të Kotes, futbollisti i Bardhi, goditi bukur me kokë, në shtyllën e dytë, por u ndal mjaft bukur nga gardiani bardheblu. Vendimtare pritja e Bekajt.

26′ Partizani fiton 2 goditje radhazi nga këndi, duke qendruar në portën e Tiranës.

24′ Mala jep një top të gjatë mjaft të bukur për Malën, që shërben në hyrje të zonës për Solomon, por tentativa e tij u ndal nga Vangjeli.

21′ Moment i rrezikshëm, portieri Bekaj, për pak sa nuk e katranos me mbajtjen e topin, sulmuesi brazilian Kardozo, rrëshket me sparkatë, por nuk arrin t’ia rëmbejë gardianit bardheblu.

17′ Regjistrohet goditja e parë në portë, ishte Ardit Toli që provoi me një distanca, por pa problem për Alban Hoxhën.

15′ Skuadrat të kujdesshme në këto minutat e para, mungojnë gjuajtjet e rrezikshme drejt kuadratit.

11′ Solomon depërton mjaft mirë nga e majta, provon të pasojë në qendër të zonës, por largon në momentet e fundit Najdovski, i cili e dërgon topin në këndore.

8′ Minuta më të mira të bardhebluve në këtë start takimi, të cilët janë më të qartë në lojën e tyre.

6′ Provon të kundërpërgjigjet Tirana. Toshevski harkon një top të rrezikshëm drejt zonës, largon në vështirësi Bitri.

3′ Rastin e parë të rrezikshëm e krijon Partizani. Pas harkimit nga e djathta, Vangjeli largon në këndore një top që po shkonte drejt Solomon.

1′ Ka startuar në “Air Albania” derbi i kryeqytetit!

Related posts

FORMULA 1/ Në rrezik dështimi edhe gara e Kinës prej COVID-19, gati “planin B” me dy pista rezervë

Delo.autor

E PAZAKONTË NË AFRIKËN LINDORE/ Arratisen 7 lojtarë të kombëtares, kërkojnë azil politik në…

Delo.autor

KA EDHE KËSHTU/ ANCELOTTI bën blerjen e fundit, shpenzon 75 mijë euro për një …KALË

Isa.Autor

Leave a Comment