Futboll Seria A Sport

“MALDINI KA NË DORË GJITHÇKA PËR MERKATON”/ Gazidis: Ju tregoj objektivin e fondit “Eliott” për Milan

Ivan Gazidhis ka dhënë një intervistë ekskluzive për “La Gazzetta dello Sport”, duke vendosur theksin tek organizimi i Milanit si klub nëpërmjet arritjeve si skuadër. Administratori ka folur edhe për vizionin e fondit “Elliott”, duke analizuar gjithashtu punën e drejtorit Maldini, trajnerit Pioli, por sidomos të skuadrës e cila më në fund po jep përgjigjet e shumëpritura.

Zoti Gazidhis, një pyetje që e bën çdo milanist. Çfarë objektivash ka fondi “Elliott”?

Që t’i bëjë tifozët e Milanit krenarë, por që ata të na besojnë, jemi ne si drejtues që duhet të besojmë të parë në punën tonë. Besimi është thelbësor e nuk mjafton të thuash, por edhe ta dëshmosh me fakte.

Ibra ndërkohë beson te titulli kampion. Bën gabim?

Sezoni është i gjatë e nuk dua të kufizoj ëndrrat e lojtarëve apo tifozëve tanë. Ka shumë rëndësi që gjithkush të ndjekë ëndrrën, por ëndrrat pa punë nuk ofrojnë mundësi. Kur të gjithë përbërësit janë, atëherë gjithçka bëhet e mundur. Unë kam ëndrra, por edhe makthe. Ibra e di fort mirë se çfarë duhet për të ëndërruar dhe se si realizohen ëndrra, sepse ai e di që pas çdo ëndrre ka shumë punë.

Sa do të zgjasë menaxhimi i Milanit nga “Elliott” dhe çfarë mendojnë pronarët, Paul e Gordon Singer?

Pol (shënim: numri 1 i fondit “Elliott”) është shumë tifoz, por gjithashtu është edhe një pronar ndryshe nga ata me të cilët është mësuar futbolli italian ndër vite. Mund të them se siç nuk ka një program kohor për objektivat, ashtu edhe pronarët nuk kanë një të tillë për menaxhimin e klubit. Gordoni, djali i Polit, është një njohës i mirë i futbollit dhe gjatë ndeshjeve të Milanit më dërgon mesazhe të shumta, por pa gjykuar kurrë një lojtar apo për të ndryshuar trajnerin. “Elliott”, në cilësinë e pronarit, beson te një projekt serioz me një strategji të qartë e cila mund të kthejë klubin në nivele të larta. Milani nuk është vetëm një klub futbolli, por një komunitet global që e ka fillesën në qytetin e Milanos.

Duket sikur gjithçka po ecën mirë, ndaj na komentoni Maldinin dhe Piolin.

Paolo përfaqëson historinë e klubit, por nuk është kjo arsyeja për të cilën i besoj. Unë i besoj sepse është një njeri që sheh nga e ardhmja dhe që i pëlqejnë risitë, ndërkohë që punon me përulësi. Ai është një pikë referimi i një sektori ku të gjithë punojnë si duhet. Stefano (Pioli) ka pasur durimin dhe zgjuarsinë për t’iu përkushtuar me mish e me shpirt kësaj skuadre, e cila, siç e keni parë, i këndon një këngë, pas çdo suksesi.

Me rinovimet çfarë po ndodh?

Nuk kemi folur ende, por vendimi do t’i përkasë klubit dhe lojtarëve. Ibrën, për shembull, e kërkuam që në janar të 2019-ës. Ardhja e tij i ka bërë të gjithë të japin më tepër e në këto nivele, edhe 5 për qind është një dallim i madh, megjithatë skuadra ka treguar forcë edhe pa të. Me Çalhan dhe Xhixhon jemi në bisedime e sipër, por siç e keni parë, profesionalizmi i tyre ka qenë fantastik. Milani ka një grup që individët e vendosin veten pas skuadrës dhe ky mendoj se është sekreti ynë.

A do të ndërhyni në merkato gjatë janarit?

Kjo skuadër ka një organizëm delikat dhe ekuilibri i saj magjik është i vështirë për t’u ruajtur. Nëse do të veprojmë në merkato, do të ndodhë me lojtarët e duhur, por gjithçka e ka në dorë Maldini.

Related posts

MEMUASHAJ ME MASKË/ Skuadra e Inzaghit feston me tifozët imagjinarë (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

SITUATA ABSURDE E DEMIR/ Barcelona do të jetë e detyruar të paguajë 10 milionë euro nëse Xavi e aktivizon sërish

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Koeman “largoi” Lionel Messin me këtë fjali ofenduese!

Delo.autor

Leave a Comment