Futboll Sport

“MË MUNGONTE LEVANDOVSKI”/ De Biazi i zbulon polakëve Shqipërinë: Ja çfarë duhet të bëni

Shqipëria mësoi kundërshtarët e grupit, për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”, teksa do të jemi në të njëjtin grup me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, San Marinon dhe Andorrën. Për këtë së fundmi ka folur edhe ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, i cili për mediat polake, ka treguar Shqipërinë, teksa ka thënë se në kohën e tij ishte ndryshe, por shton se i duhej një si Levandovski.

“Shqipëria është një skuadër e mirë, shumë nga lojtarët e tyre luajnë në Itali dhe kanë fituar përvojën e nevojshme ndërkombëtare. Kur isha trajner, ishte pak më ndryshe. Unë mendoj se Shqipëria nuk është një rival i lehtë. Sigurisht, Polonia është një ekip më i mirë dhe nuk duhet të ketë ndonjë problem, por ndaj Shqipërisë duhet të luash me intensitet dhe përqendrim të lartë.”, u shpreh fillimisht italiani.
Kush është lojtari më i rrezikshëm te Shqipëria?
Sokol Cikalleshi është më i rrezikshmi para portës. Ai ka shënuar tre gola në dy ndeshjet e fundit dhe është ai që duhet t’i frikësoheni. Por ka shumë lojtarë të tjerë të mirë, si Elseid Hysaj që luan te Napoli.

Loja e Shqipërisë?

Në kohën time, ne stërviteshim në shumë drejtime, sepse nuk kishim një snajper të vërtetë, na mungonte dikush si Levandovski. Por tani është më mirë. Shqipëria luan me presion të lartë dhe po mbështet në kundërsulme efektive.

Cila është mënyra për të shënuar kundër shqiptarëve?

Pasoje topin te Levandovski, ai do të kujdeset për pjesën tjetër!

Jeni në grupin A me Portugalinë dhe Serbinë, çfarë mund të thoni?

Ne kemi një grup shumë të vështirë. Portugalia do të zërë vendin e parë, ndërsa irlandezët dhe serbët do të luftojnë për të dytin. Ne do të bëjmë atë që mundemi, por jemi të vetëdijshëm që jemi tërhequr nga vazo e fundit dhe nuk jemi favoritë. Unë do të bëj gjithçka që kam në dorë për të luajtur më mirë dhe për të treguar potencialin tim të plotë.

A ka ndikim negativ në punën tuaj situata politike në Azerbajxhan?
Sigurisht, kur kishte një konflikt, ne nuk luanim ndeshje në shtëpi. Ishte mjaft problem për ne. Situata pandemike vetëm e përkeqëson këtë. Nuk është e lehtë të fillosh një punë të re kur ka një pandemi dhe ke probleme me takimin me lojtarët e tu.

Related posts

PASUESI I SOLARIT/ Wenger: REALI nuk më ka kontaktuar, s’kam pasur mundësi ta…

Isa.Autor

CHAMPIONS CUP/ ARSENAL fiton derbin londinez kundër CHELSEA (VIDEO)

Isa.Autor

REAL KËRKON TË PËRMIRËSOJË MBROJTJEN/ Bartra në shënjestër të kryeqytetasve

Isa.Autor

Leave a Comment