Futboll Seria A Sport

MILAN HAP “THESIN” PËR TITULLIN/ Nga mbrojtja në sulm, ja objektivat e “Djallit” në merkato

Titulli kampion as që mendohej në fillim të sezonit. Por Milan kaloi të gjitha parashikimet dhe pasi mbylli vitin 2020 në vendin e parë të Serie A, e ka detyrim ta provojë fatin në garën për trofeun më të rëndësishëm të futbollit italian. Por në klubin kuqezi e dinë mirë, që për ta bërë këtë, Stefano Piolit i duhen përforcime. Paolo Maldini ka nisur menjëherë punën për t’i dhënë teknikut “armët” e duhura në këtë mision të vështirë. Javët e fundit të shoqëruara me mungesa të shumta detyrojnë “Djallin” të ndërhyjë në të gjithë repartet. Profili i lojtarëve nuk ndryshon.

Gettyimages 1228169851 1

Sipas stradegjisë të çuar përpara në sezonin e fundit, ata duhet të jenë të rinj dhe të talentuar. Për mbrojtjen janë dy futbollistët e piketuar nga Maldini. I pari është Ozan Kabak i Schalke, ndërsa tjetri Simakan që luan me Strasbourg. Me këtë të fundit tratativat kanë avanacuar. Lojtari është i gatshëm të bashkohet me Milan, por klubi francez kërkon 20 milion euro për kartonin e tij.

Lille Osc V As Monaco Ligue 1

Për mesfushën kërkohet një zëvendësues për Kessie. Maldini ka evidentuar talentin e Lille, Soumare, por edhe ai vlerësohet jo më pak se 25 milion. Për momentin palët duken larg, por me një formulë huazimi, kuqezinjtë mund të arrijnë marrëveshjen. Milan kërkon edhe një zëvendësues për Ibrahimovic. Për momentin janë dy alternativat.

Luka Jovic Real Madrid 1200x800

Duke parë raportet e shkëlqyera me Real Madrid, në dispozicion të Piolit mund të vendoset Luka Jovic. Për sulmuesin serb pretendohet një formulë huazimi, ashtu si për Gianluca Scammaca, sulmuesi i ri që luan me Genoa.

Related posts

Trauma financiare e ish-yllit holandez: Nuk përballoj më udhëtimet me charter

Q.Autor

Donadoni: Milani është në një moment të veshtirë

Sadik.Autor

CR7 NJERIU I REKORDEVE NË FUTBOLL/ Kompania gjigante e veshjeve publikon VIDEON speciale

Delo.autor

Leave a Comment