Breaking News Ekskluzive Futboll Sport

NGA SUPERIORJA TEK KATEGORIA E DYTË/ Skandalet e bujshme në futbollin shqiptar për 2020

Jemi pothuajse në fund të vitit dhe është mbyllur gjysma e sezonit. Kategoria Superiore nisi më 4 nëntor pasi u shty fillimi i kampionatit për shkak të bojkotit.

Ky ishte një sezon ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shikojmë, pasi me nisjen e pandemisë COVID-19 u pezullua zhvillimi i fazës përgatitore dhe ndeshjet miqësore.

Në kampionat kemi parë stadiume pa tifozë, dhunë ndaj lojtarëve, arbitrave e deri tek përplasjet në dhomat e zhveshjes.

AlpeSport.al ju sjell Skandalet e bujshme në futbollin shqiptar për 2020

Ndeshja Delvina-Albpetroli

Një incident i rende ndodhi para startit të sfidës mes Delvinës dhe Albpetrolit e planifikuar të luhej në orën 13:30, por për shkak të goditjes së anësorit. Nëpërmjet një reagimi në faqen e “Facebook”-ut, klubi delviniot ka shprehur idinjatë për incidentin e ndodhur, duke e cilësuar agresorin si të çmendur.

Ndeshja Tërbuni-Egnatia

Një incident i paprecedënë u regjistrua në Pukë, në fundin e ndeshjes mes Tërbunit dhe Egnatias. Në momentin e vërshëllimit të gjyqtarit, për përfundimin e sfidës me rezultatin 1-1, janë sulmuar futbollistët dhe drejtuesit e skuadrës rrogozhinase nga një tifoz dhe një polic privat, të cilët janë shoqëruar në komisariat.  Miqtë janë ngujuar në dhomat e zhveshjes, teksa është dashur ndërhyrja e policisë së shtatit për të shmangur precipitimin e dhunës. Gjithashtu ka pasur edhe përplasje mes lojtarëve dhe drejtuesve të cilët kanë shkuar drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës mike.

Ndeshja Gramshi-Velipojë

Në ndeshjen e luajtur me skuadrës së Gramshit dhe Adës së Velipojës, futbollisti i kësaj të fundit, 29-vjeçari V.P. ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes pasi nuk ka qenë dakord me ekzekutimin e një penalltie. Bëhet fjalë për gjyqtarin B.L., 32 vjeç,  banues në Lezhë.

Ndeshja Gramshi-Ada

Skandal i dyfishtë në ndeshjen GramshiAda, ku ka pasur dhunë ndaj arbitrit, por edhe një mashtrim spektakolar nga ana e ekipit mik, që tashmë rrezikon shumë. Lojtari i Adës, Valter Përndreca, i cili në ndeshjen në fjalë luajti me emrin e Izmirald Osmanit në protokoll, dhunoi arbitrin Besmir Lesaj në pjesën e dytë dhe pasi u ndëshkua me karton të kuq, përfundoi në komisariatin e policisë, ku vazhdon të qëndrojë ende. Ai është ndaluar në flagrancë nga forcat e rendit me akuzën e dhunës për shkak të detyrës. Ishte minuta e 70-të e takimit, kur gjyqtari nga Tirana, Besmir Lesaj, ka dhënë një penallti për vendësit. Futbollisti i Adës, Valter Përndreca, i cili luante me emrin e Osmanit, e ka ofenduar arbitrin Lesaj, i cili i ka nxjerrë karton të verdhë, çka e ka nervozuar më shumë lojtarin dhe e ka goditur me pëllëmbë kryesorin, duke marrë më pas të kuqin. Futbollisti është shoqëruar në polici pas daljes nga fusha, ku pas përfundimit të ndeshjes është paraqitur dhe gjyqtari Lesaj. Aty është zbuluar edhe skandali tjetër, ai nuk ishte Osmani, por Përndreca.

Ndeshja Bylis-Tirana

Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë Bylis-Tirana u mbyll 2-1 për ballshiotët, që përmbysën golin e pjesës së parë me dy gola të tjerë në pjesën e dytëpor për mënyrën se si rrodhën ngjarjet, u ngritën dyshimet të forta për trukim. Bastet online dhe të paligjshme e kishin parashikuar një katrahurë të tillë, dhe për këtë qëllim, Etika nisi hetimin, ndonëse u sinjalizua edhe nga UEFA.

Related posts

“MUND TA FITOJË PRAPË CHAMPIONSIN”/ Ronaldo beson te suksesi maksimal me Juventus

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ SAN MARINOS/ Sulmuesi Broja: Jemi të gjithë bashkë një skuadër, të vazhdojmë kështu…

Delo.autor

SPECIALE/ Njihuni me lojtarët rus që po shkëlqejnë në këtë Kupë Bote

Sadik.Autor

Leave a Comment