Futboll Seria A Sport

“NUK KAM QENË VETVETJA PËR 12 VITE”/ Gatusso zbulon sëmundjen që po kalon: Thanë se do të vdesë, por…

Trajneri i Napolit Xhenaro Gatuzo zbuloi për “Sky Sports” problemet që po kalon me sëmundjen e Miastenisë Okulare, çregullim që dobëson qepallat e syrit.

Ish-tekniku i Milanit u pa me syrin të djathtë thuajse të mbyllur gjatë prononcimit pas barazimit me Torinon, ku tregoi se për 10 vite vuan nga kjo sëmundje. Ai preku publikun me fjalët për problemet që po kalon.

“Nuk kam qenë vetvetja për 12 vite. Dua t’ju apel të gjithëve, sidomos fëmijëve që kur shohin veten në pasqyrë e kuptojnë që diçka nuk shkon mirë: ‘Jeta është e bukur! Përqafojeni atë!’ Prej 10 vitesh po vuaj nga Miastenia, kjo është hera e tretë që po më ndodh me syrin tim, por gjithçka do t’i kthehet normalitetit. Kjo sëmundje të bën të ndihesh vërtet i lodhur duke të detyruar t’i shikosh gjërat dyfish. Vetëm një i çmendur si puna ime mund të vazhdojë të rezistojë. Megjithatë, kjo është jeta, sepse ka dhe gjëra më të këqija. Ka patur thashetheme se më ka mbetur dhe një muaj të jetojë, por qetësohuni, nuk jam duke vdekur. Kur të vdes, dua të jem aty ku kam jetuar gjithë jetën, në fushë”, deklaroi Gatuzo.

Related posts

FA CUP/ Spektakël në derbin Manchester United-Liverpool, realizohen 2 gola në 10 minuta (VIDEO)

Delo.autor

DËMTIMET NUK E NDALIN/ Lideri i Barcelonës vijon edhe për një tjetër sezon

F.autor

Vllaznia thirrje shkodranëve të Laçit: Mposhteni ju Kamzën!

Sadik.Autor

Leave a Comment