Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT NË DERBI NDAJ TIRANËS/ Sulmuesi Bardhi: Nuk po e lëviznim topin në mbrojtje, është pika kyçe ku mund të…

Futbolli i Partizanit, Jurgen Bardhi, pati rastin më të artë në derbin e sotëm ndaj Tiranës, ku në pjesën e parë goditi me kokë, pas një harkimi nga këndi. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Gol”, futbollisti nga Fushë-Kruja u shpreh:

“E kam thënë gjithmonë që Partizani shkon gjithmonë për fitore në çdo ndeshje. Më vjen keq për lojën që zhvilluam. Nuk po shkonte manovra e profesorit në anën që donim.

Roli im është në mesfushë. Edhe vetë profesorit ia kam kërkuar këtë rol, kam mundësi të luaj më shumë me topin dhe të jem afër portës.

Dua të shënoj sa më shumë gola. Nuk kemi fare presion. E kishim planifikuar në mënyrë tjetër. Fusha bëri të vetën. Nuk po e lëviznim topin në mbrojtje, ajo është pika kyçe ku mund të merrnim më shumë superioritetin në mesfushë.

Kam qenë i pari që kam thënë ky ekip ja vlen të dalë kampion. Kam pasur besim në vetvete që do bëjmë mjaft mirë këtë sezon. Më shumë po kënaqemi këtë sezon, është një Partizan ndryshe, jo një Partizan që vetëm vrapon.

Tirana po luante me 2 ekrane. Nuk po e kuptonim tamam. U konsumova pak se po i mbajta të dy. Në pjesën e dytë mund ta kisha menaxhuar më mirë rastin, me vjen shumë inat për këtë pjesë”, u shpreh Bardhi.

Related posts

DERBI MILANEZ PËR YLLIN E LAZIOS/ Presidenti Lotito nuk e ul çmimin, Milan ka plan B dhe C

F.autor

FORMULA 1/ Hamilton pranon: Nuk kam rivalë, kampionati është i mërzitshëm

Delo.autor

NEYMAR I TËRBON TË GJITHË/ Me këtë FOTO zbulon klubin e ri

Delo.autor

Leave a Comment