Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT NË “PAQE” NDAJ TEUTËS/ Trajneri Duro: Kampionati është i gjatë, të shohim për vazhdimin

Trajneri i ri i Laçit, Shpëtim Duro e konsideroi një barazim me vlerë morale rezultatin 1-1 ndaj Teutës. Për emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”, tekniku kryeqytetas zbuloi se që pas shkarkimit nga pankina e Kukësit, ai ka patur frikë për të punuar sërish si pasojë e pandemisë së ‘COVID’-it.

Në lidhje me marrëdhënien me presidentët, Duro vlerësoi kreun e Laçit Pashk Laska duke e konsideruar si “dashamirës” ndaj futbollit.

“Ndeshja me Teutën – Doja të isha prezent në ndeshje, jam një trajner që e njoh ambjentin e futbollit. S’kishte kuptim të mos isha, edhe pse bëra vetëm një stërvitje me lotjarët. Jam i kënaqur me paraqitjen në një kohë të shkurtër, ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë. Teuta ka cilësi. Kjo pikë nuk është shumë në klasifikim, por ka vlera morale. Kampionati është i gjatë, të shohim për vazhdimin. Laçi s’ka ndryshuar shumë nga sezoni i kaluar, është përforcuar nga vjet. Nuk ka nisur mirë për çështje fati në 2-3 ndeshje, sepse do të ishte më lart në renditje. Ka ngërç psikologjik, me një ndeshje si me Teutën ishim në vështirësi në 10 minuta e para.

Raporti me presidentët – E shpjegova historinë e Laçit në këto ndeshje, ka qenë punë fati. Kur nuk shkon puna mirë, edhe kur nuk ka përgjegjësi trajneri, ai përgjigjet. Ka ndodhur me Cungun, ka ndodhur me mua. Që nga largimi i Kukësit, kam pasur frikë të stërvis prej kësaj kohe që kalojmë. Nuk kam dashur të filloja. Me Laskën e kam herën e parë që punoj. Është një njeri që bën shumë, merret me gjëra të vogla, është dashamirës. Secili ka të meta. Nuk i dihet situatave, kam marrëdhënie shumë të mira me presidentët. Nuk dua të prishen ato miqësi. Futbolli asnjëherë s’është i parashikueshëm.

Ndryshimet në skemë – Ndryshova vendosje sepse ishe takimi i parë, ishte ndeshje deçizive. Punova dje që të krijoja ekuilibra pas dhe të shfrytëzoja sulmin. Xhixha më afër në pjesën e parë. E merituam barazimin, pavarësisht 10 minutave të para që ishim të ngarkuar. Provuam në pjesën e dytë nga krahët. E përgjithshmja është pozitive. Jam i gatshëm të punoj me skuadrën”, përfundoi Duro.

Related posts

Marc Marquez triumfon në Austin për të shtatin sezon

Sadik.Autor

Gruaja e ish-portierit të Gjermanisë rrëfen gafën e tij pas seksit

Sadik.Autor

BARCELONA GJEN TRASHËGIMTARIN E MESSIT/ Bëhet virale, 20-vjeçari ka mahnitur me golin e tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment