Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES HISTORIKE NDAJ “DEMAVE”/ Trajenri Gega: Kukësi ka nevojë për përforcime në të gjitha repartet

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega u shpreh i zhgënjyer për rezultatin dhe mënyrën e lojës kundër Partizanit, ku të kuqtë fituan me rezultatin 4-1.

Për emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”, tekniku i verilindorëve theksoi se skuadra ka nevojë për merkato në të gjitha repartet.

“Ndeshja – Në fund fare shikohen gjëat dhe bëhen llogaritë, s’duhej të shkonte kështu. Partizani ka kundërsulm të shpejtë. Mënyra si u ndëshkuam, golat që pësuam ishin të evitueshëm. Ky është futbolli, ky është zanati jonë.

Nevojat në merkato – Besoj se ka nevojë çdo repart për ndërhyrje. Nuk mbrohet me 3-4 veta. Bëmë mirë lart, presuam, krijuam raste. Në momentin e kundërsulmeve ishim të pavëmendshëm. Është e patolerueshme.

Jam i zhgënjyer, e bardha s’është e zezë. Nuk kishim balancë”, u shpreh trajneri i Kukësit, Skënder Gega.

Related posts

E PAZAKONTË/ Përballen të dielën në Elbasan. Kukësi e Partizani, rivalë edhe në… stërvitje

Delo.autor

BUNDESLIGA/ Renditja përfundimtare. Ja kush luan në Europë, kush bie nga kategoria

Delo.autor

SKUALIFIKIMI NGA CHAMPIONS/ Luis Van Gal tregohet kritik: Kjo humbje ishte krejtësisht e panevojshme, duhet të bënte…

Delo.autor

Leave a Comment