Futboll Seria A Sport

PAS ZHGËNJIMIT TOTAL NË EUROPË/ Inter është pretendentja kryesore për fitimin e Serisë A, ja arsyeja…

Barazimi zhgënjyes 0-0 ndaj Shaktarit në Champions, që ka sjellë eleminimin nga Champions-i dhe Europa për Interin është një katastrofë që jep zhgënjim në shtëpinë zikaltër, por që ka dy anët e medaljes duke i dërguar të besuarit e Antonio Kontes drejt fitimit të titullit kampion që tek Interi mungon që prej 10 vitesh.

Sipas asaj që raporton “Agipronews”, “bookmakers”-at shohin favorit Interin për suksesin final në Serinë A italiane. Largimi nga Europa nga ana e zikaltërve do t’a bënin kalendarin më të lirshëm dhe do të ishte favoritja kryesore.

Interi kuotohet me 3,10 për fitimin e titullit, më pas vjen Juventus me koeficientin 3,50, më pas Milan me 4,00, Napoli me 6,50. Për fitimin e kampionatit qëndron edhe Atalanta e cila edhe pse me koefiçent shumë të lartë ajo qëndron aty duke u kuotuar me 23,00 dhe Roma me 26,00.

E mbyllin Lacio dhe Sasuolo, respektivisht me koeficientin 41,00 dhe 101,00.

Related posts

Një tjetër lojtar nga Superiorja përfundon në Belgjikë, mesfushori konfimon “divorcin” me durrsakët

Sadik.Autor

Real Madridi fitoi ‘La Deciman’, kampion i Evropës në basketboll

Sadik.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Bayern Munich në sulm për yllin e Juventusit, “paguajnë” Zyle dhe Hernandez

Delo.autor

Leave a Comment