Futboll Premier League Sport

“PO FESTONIN PA TREGUAR KUJDES”/ Dy futbollistët e Premier thyejnë masat kundër COVID-19 duke bërë “party”

Dy futbollistët e Aston Vilës dhe Anglisë Ros Barklej dhe Xhek Grilish janë vendosur në qendër të kritikave të opinionit public britanik teksa janë parë mbrëmjen e djeshme duke festuar dje në një restorantet e Londrës në kohën që vendi dhe mbarë bota po kalon një tjetër valë të rëndë të koronavirusit.

Dy lojtarët, së bashku me disa miq të tjerë, kanë festuar ditëlindjen e Barklejt duke konsumuar alkool deri në mëngjes.

Një dëshmitar për “The Sun” tregoi se dy lojtarët ishin moskokëçarës ndaj respektimit të masave mbrojtëse ndaj ‘COVID’.

“Nuk do ta mendonit kurrë se ekziston pandemia e koronavirusit. Ata të dy (Barklej dhe Grilish) po festonin pa treguar fare kujdes. Stafi i restorantit mbante maskë, kurse ata të dy jo”, rrëfen personi që ndodhej në restorant.

Nuk është hera e parë që futbollisti Grilish thyen rregullat e kujdesit ndaj ‘COVID’. Në mars të këtij viti, ai përplasi automjetin e tij “Range Rover” pasi festoi ditëlindjen e një miku të tij, kur  Britania e Madhe ndodhej në izolim total.  Më pas futbollisti kërkoi falje publike.

Related posts

Serbia mposht me goleadë Bolivinë, fitojnë Australia e Maroku

Sadik.Autor

KORRI SUKSESIN E PARË NË FORMULA 2/ Djali i Schumacher zbulon të ardhmen: Nëse do të ndodhë… (VIDEO)

Delo.autor

“MENDJA, VETËM NË FUSHË DHE JO JASHTË SAJ”/ Broja: Bëra hap të madh, tani po shijoj momentin

Delo.autor

Leave a Comment